Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

KE propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së, pa të drejtë vetoje në disa fusha! Mes tyre edhe Shqipëria


Komisioni Europian do të propozojë kufizimin e disa të drejtave për shtetet e reja që mund të anëtarësohen, në këmbim të përshpejtimit të këtij procesi. Strategjia e re për zgjerimin përfshin heqjen e përkohshme të vetos për disa çështje pasi një vend i ri të jetë bërë anëtar. KE do të shtojë edhe 2 mekanizma mbrojtës që parashikojnë masa financiare dhe pezullimin e disa të drejtave nga anëtarësimi kur verifikohen shkelje.

Komisioni Evropian po përgatit ndryshime që synojnë ta bëjnë BE-në të funksionojë në mënyrë më të zhdërvjellët, nëse asaj i bashkohen vende të reja, mes të cilave Shqipëria është ndër kandidatet e favorizuara. Ideja është që zgjerimi të mos e bëjë vendimmarrjen edhe më të ngadaltë. Sipas një dokumenti të parë nga REL, në vend të dakortësisë nga të gjithja vndet në procesin e vendimmarrjes, për çështje të caktuara, përfshirë dhe zgjerimin, do të përdoret shumica e kualifikuar. Heqja e përkohshme e vetos për anëtarët e rinj është mekanizmi i parë që KE pritet të propozojë. Sipas draftit, një vend i ri anëtar mund të pranojë që për një periudhë të caktuar të mos e përdorë këtë të drejtë, aty ku kërkohet unanimitet. LEXO EDHE:Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Gazetarja Maloku: Nivel i lartë rreziku i rrjedhjes së sekreteve shtetërore te krimi! Reagimi i BE për rastin e Hysenit, jo i fortë si për Ballukun Një reformë do të bëhej edhe sa i takon përfaqësimit në Komision të një shteti. Edhe këtu përkohësisht një shtet nuk do të kishte komisioner në qeverinë e BE sipas një rotacioni që do të bëhej për ekzekutivin e brukselit. Mekanizmat mbrojtës, janë propozimi tjetër që KE synon të propozojë në strategjinë e re të zgjerimit. Ato mund të quhen “frena” që BE-ja mund t’i përdorë nëse një shtet i ri, pasi hyn në BE, shkel seriozisht rregullat. Për shembull, nëse problemet me sundimin e ligjit rrezikojnë paratë e BE-së, mund të merren masa financiare, dhe në raste shumë të rënda mund të pezullohen përkohësisht disa të drejta të anëtarësimit. Idea e një anëtarësimi pa të drejtën e vetos, madhe dhe pa përfaqësim me komisionerë, është artikuluar edhe nga kreu I qeverisë shqiptare Edi Rama, madje në disa raste. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit, duket se ka tashmë përpara shtigje të reja që mund ta afrojnë me shpejht me Brukselin. Të hënën Politico raportoi se BE po përgatit një “udhërrëfyes” të posaçëm për të, por dhe Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë. Media citonte dy zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, që saktësonin se planet parashikojnë një rrugë të qartë, hap pas hapi drejt anëtarësimit, me reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazës së negociatave. SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com TAG: BE integrimi ne be Komisioni Europian Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.6 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 4074 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?