Lajme Zone
KDI: Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridike
PolitikëTelegrafi

KDI: Kuvendi mund të konstituohet, por tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridike

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet edhe pas tejkalimit të afatit kushtetues 30-ditor, por ka kërkuar qartësi juridike nga Gjykata Kushtetuese për pasojat e një veprimi të tillë.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet edhe pas tejkalimit të afatit kushtetues 30-ditor, por ka kërkuar qartësi juridike nga Gjykata Kushtetuese për pasojat e një veprimi të tillë.Sipas KDI-së, konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për funksionimin normal të institucioneve dhe për tejkalimin e krizës institucionale, por tejkalimi i afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese ngre çështje serioze juridike. KDI rikujton se Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar që deputetët e zgjedhur duhet “sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë” ta përfjnë seancën konstituive, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.Sipas institutit, subjektet politike dhe deputetët nuk mund ta përcaktojnë vetë kuptimin dhe efektin juridik të këtij afati.“Kjo është çështje që duhet të trajtohet përmes mekanizmave kushtetues dhe nga institucionet kompetente”, thuhet në reagimin e KDI-së.Instituti ka kërkuar që deputetët dhe palët e autorizuara t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar tri çështje: pasojat e tejkalimit të afatit 30-ditor, statusin juridik të konstituimit të Kuvendit pas skadimit të këtij afati dhe vlefshmërinë e veprimeve që Kuvendi do të ndërmarrë më pas.KDI vlerëson se kjo çështje nuk lidhet vetëm me krizën aktuale politike, por mund të krijojë pasoja edhe për funksionimin e rendit kushtetues në të ardhmen.Sipas institutit, nëse një afat kushtetues nuk respektohet nga akterët përgjegjës, duhet të përcaktohet qartë se çfarë fuqie dhe efekti juridik ka ai afat.“Kjo çështje prek sigurinë juridike dhe stabilitetin institucional të vendit”, ka theksuar KDI.Instituti konsideron se një vendim i ri i Gjykatës Kushtetuese do t’u mundësonte deputetëve dhe institucioneve të veprojnë mbi bazën e një interpretimi të njëjtë të detyrimeve kushtetuese.Sipas KDI-së, qytetarët kanë nevojë për institucione funksionale, por po aq edhe për institucione që veprojnë brenda rendit kushtetues.