Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

KAYO/ PD: Model që lë jashtë kontrollit financat publike, garë ndërkombëtare për çdo ortak privat! Pas akuzave për trafik armësh, opozita dorëzon kërkesën për hetim parlamentar


Partia Demokratike sulmoi edhe një herë kompaninë shtetërore KAYO, duke thënë se është model i një skeme që dorëzon tek privati të drejtat monopolistike të shtetit.

Partia Demokratike sulmoi edhe një herë kompaninë shtetërore KAYO, duke thënë se është model i një skeme që dorëzon tek privati të drejtat monopolistike të shtetit. Deputeti Enno Bozdo thotë se nuk mund të ketë kontroll real mbi fondet publike kur kompanitë krijohen me kapital shtetëror, dhe më pas përmes ortakërisë kalojnë nën kontroll privat. “Pse asnjë institucion nuk i kontrollon dot? Sepse të tre ligjet që janë thelbësore për kontrollin e fondeve publike, ligji për prokurimin publik, ligji për veprimtarinë e KLSH-së dhe auditi i brendshëm, nuk arrijnë dot të operojnë kur shumicën e bordit dhe pronësinë reale e ka privati. E thënë thjesht, këto shoqëri blejnë ku të duan, me çmimin që vendosin ato vetë dhe ia shesin shtetit pa tender, pa auditim dhe pa llogaridhënie. E askush nuk kupton dot asgjë se ku përfjnë paratë. Rezultati i kësaj strategjie është shumë i qartë: nuk është fuqizimi i shtetit në ekonomi, përkundrazi, është dorëzimi te privati i të drejtave monopolistike të vetë shtetit”, tha Bozdo. LEXO EDHE:'22 milionë euro për beton' PD sulmon projektin për sheshin 'Nënë Tereza': Po shkatërron trashëgiminë e Tiranës Sipas Bozdos, kjo skemë nuk duhet të lejohet të shtrihet në sektorë të tjerë. Ai kërkoi moratorium për kompanitë publike dhe garë ndërkombëtare për çdo ortak privat. “Të kërkojmë me forcë një moratorium, një ndalesë, një ngrirje të të gjitha shoqërive publike me asete shtetërore, shoqëri edhe të përbashkëta private-shtetërore. Së dyti, të kërkojmë patjetër, me anë të nismave ligjore, garë publike ndërkombëtare për çdo ortak privat. Ne nuk i heqim dot të drejtën shtetit që të hyjë në kompani të përbashkëta me privatin, por sigurisht kompania ka një objekt dhe për këtë duhet hapur garë ndërkombëtare”, vijoi Bozdo. Ndërkohë, opozita ka dorëzuar në Kuvend kërkesën, të firmosur nga 41 deputetë, për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për KAYO-n dhe rolin e izraelitit Yeffet. Komisioni propozohet të ketë afat 6-mujor dhe të hetojë marrëveshjet me ortakët privatë, përdorimin e fondeve publike dhe dyshimet e ngritura pas audiopërgjimeve të publikuara nga Arben Ahmetaj. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:19 Akuzat për trafik armësh, opozita dorëzon kërkesën për komision parlamentar për KAYO dhe rolin e izraelitit Yeffet Opozita shqiptare dorëzoi zyrtarisht kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar pasi ish zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, publikoi disa audiopërgjime të shkurtra, në qendër të të cilave, ai pretendon se është biznesmeni izraelito-amerikani Ron Yeffet, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, sipas tij, dhe dy qytetarë ukrainfolës dhe rusisht folës, të cilët identifikohen vetëm me emrat Igor dhe Sergei. Sipas Ahmetajt, bëhet fjalë për një plan për trafik të armëve dhe municioneve duke përdorur Shqipërinë, përmes sipërmarrjeve ku Yeffet është partner me ndërmarrjen ushtarake shqiptare Kayo. Kërkesa për komision është firmosur nga 41 deputetë dhe propozohet që komisioni të ketë një afat veprimtarie 6 mujore dhe të përbërhet nga 15 deputetë.Deputetët e opozitës kanë përcaktuar edhe objektin e veprimtarisë së Komisionit Hetimor, që do të jetë:(i) Kontrollin e ligjshmërisë të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura ndërmjet shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., dhe palëve të treta;(ii) Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, negocimit dhe miratimit të marrëdhënieve kontraktuale me subjektet tregtare të tjera; (iii) Kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të shoqërive mëmë “KAYO” sh.a., dhe shoqërive bija të saj, në drejtim të prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake;(iv) Verifikimin e procedurave për alokimin dhe përdorimin e fondeve nga Buxheti i Shtetit;(v) Verifikimin e dyshimeve për krijimin e një skeme të trafikut ndërkombëtar të armëve, sipas audiopërgjimeve të bëra publike;(vi) Vlerësimin e përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga Traktati i Atlantikut të Veriut (NATO);(vii) Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e shoqërisë “KAYO” sh.a., shoqërive bija dhe fondeve publike, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale;(viii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies, konkurrencës dhe transparencës në veprimtarinë e shoqërisë mëmë “KAYO” sh.a., dhe shoqërive bija të saj, në përputhje me parimin e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare.Në kërkesën e firmosur nga opozita theksohet se “për shkak të natyrës së çështjes, implikimeve të mundshme për sigurinë kombëtare, integritetin institucional, kontrollin e kufijve dhe detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, vlerësojmë se ekzistojnë kushtet kushtetuese dhe ligjore për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar”.Sipas opozitës “rëndësia e çështjes nuk qëndron në marrjen e mirëqenë të akuzave të bëra publike, por në nevojën për të përcaktuar, mbi bazën e dokumenteve dhe fakteve të verifikueshme nëse institucionet shtetërore kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore dhe kushtetuese për parandalimin, kontrollin dhe zbulimin e veprimtarive të paligjshme të lidhura me trafikun ndërkombëtar të armëve”.kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: enno bozdo PD kayo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 4841 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?