Mijëra të rinj janë mbledhur në Kosovë për festivalin më të madh të Europës Juglindore, Sunny Hill. Mbrëmja e 31 korrikut dhuroi emocione me performancën spektakolare të artistes ndërkombëtare Katy Perry e cila u ngjit në skenë dhe ngriti flamurin e Kosovës. Artistja amerikane u shfaq e veshur si astronaute, ndërsa akrobatët në skenë i dorëzuan flamurin e Kosovës, të cilin gjatë performancës e “vendosi në hënë”. Një moment që u prit me entuziazëm nga publiku dhe u bë një nga skenat më të komentueshme të mbrëmjes. LEXO edhe...Katy Perry kundër Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e këngës së saj në videon ushtarake: Muzika ime nuk është për të festuar dhunën “Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”, ishte përshëndetja e parë e Katy Perryt për mijëra të pranishmit, të cilët kënduan në kor hitet e saj gjatë gjithë koncertit. Në skenë me Katy Perryn u ngjit edhe një vajzë 10-vjeçare, ndërsa artistja falënderoi Dua Lipën për ftesën. "Mikja ime Dua Lipa më ka thënë se ky është festivali më i mirë në Europë dhe kam gjithë verën që pres këtë moment". Para performancës së saj, atmosferën e ndezi këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, e cila u prit me brohoritje nga publiku. Festivali do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës me performanca të artistëve të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Lewis Capaldi dhe Martin Garrix. Festivali ka sjellë në Kosovë edhe organizatoren e festivalit, Dua Lipa. SI.E./E.H/ReportTv.al sunny hill katy perry dua lipa Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 58.4% 100 bashki (PD) 15.7% 61 bashki (si sot) 26% Vota total: 1098 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?
