Lajme Zone
Kategoria Superiore, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së shtatë
SportCNA

Kategoria Superiore, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së shtatë

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ndaluar një dhe 15-v...

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 7-të në Kategorinë Superiore, pas ndeshjeve të zhvilluara këtë fundjavë. Skema e përzgjedhur është 3-5-2, ndërsa trajneri më i mirë i javës është shpallur Arjan Bellai i Vorës.

Në formacionin e kësaj jave përfaqësohen pesë skuadra të kampionatit, me Egnatian që ka tre lojtarë të përzgjedhur, ndërsa Vora, Tirana dhe Skënderbeu përfaqësohen me nga dy futbollistë. Një lojtar ka edhe Teuta dhe Vllaznia.

Në portë është përzgjedhur Levan Tandilashvili i Egnatias. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Jurgen Vrapi i Vorës, Georgios Lagonidis i Skënderbeut dhe Geralb Smajli i Egnatias.

Mesfusha përbëhet nga Bernard Karrica i Vorës, Ergis Arifi i Teutës, Ardit Krymi dhe Bernard Berisha të Tiranës, si dhe Esat Mala i Vllaznisë.

Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bismark Charles i Skënderbeut dhe Daniel Adjessa i Egnatias.

Trajneri më i mirë i javës së 7-të është vlerësuar Arjan Bellai, pas fitores 4-1 të Vorës ndaj Partizanit. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.