Lajme Zone
Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së gjashtë
SportCNA

Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së gjashtë

Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 15 të tje...

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 6-të të Kategorisë së Parë, në skemën 4-3-3, duke vlerësuar paraqitjet e futbollistëve gjatë ndeshjeve të fundit të kampionatit.

Në portë është përzgjedhur Leon Kozi i Korabit. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Xhuliano Markoçi i Ilirisë, Sodiq Atanda i Sopotit, Erest Lamellari i Kukësit dhe Aboubacar Camara i Bylisit.

Në mesfushë janë përzgjedhur Matheus Alisson i Kukësit, Abdoulaye Diarrassouba i Ilirisë dhe Hetem Lushaj i Flamurtarit, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Antonio Delaj i Besëlidhjes, Kristian Preknicaj i Pogradecit dhe Thierno Barry i Flamurtarit.

Trajneri më i mirë i javës është shpallur Rrahman Hallaci i Sopotit. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.