Lajme Zone
Dimarco apo Augusto? Dilema te Interi, statistikat favorizojnë brazilianin
SportCNA

Dimarco apo Augusto? Dilema te Interi, statistikat favorizojnë brazilianin

Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka ndarë një reagim të a...

Ndryshe nga herët e tjera ku sulmuesit vlerësohen si më të mirët, te skuadra e Inter është krahu i majtë ai që po dhuron pikë dhe trofe gjatë 12 muajve të fundit.

Pas sezonit të kaluar ku Federico Dimarco u shpall më i miri i sezonit 2025/2026, aktualisht braziliani Carlos Augusto po konsiderohet si lojtari më i mirë i kësaj pjese të parë të sezonit.

Për shkak të formës së zbehtë të Dimarco-s kohët e fundit, pritet që Carlos Augusto ta nisë si titullar ndeshjen e radhës kundër Shakhtar Donetsk. Kjo situatë ka hapur një dilemë taktike në stafin e trajnerit Chivu, i cili duhet të vendosë nëse do ta përdorë lojtarin si anësor të majtë në mesfushë apo si mbrojtës në prapavijë.

Si anësor, braziliani ka treguar aftësi të shkëlqyera sulmuese duke finalizuar pasimet nga Zielinski kundër Bologna-s dhe Lautaro-s në Madrid, si dhe me goditje nga distanca si ajo kundër Udinese-s.

Përtej kontributit në sulm, prania e tij garanton stabilitet për mbrojtjen zikaltër, pasi në 348 minuta me Carlos Augusto në fushë, Inter ka pësuar vetëm 5 gola. Në kontrast me këtë, në 462 minutat e luajtura pa numrin 30 në fushë, kampionët e Italisë kanë pësuar dyfishin e golave, plot 10 të tillë.

Falë këtyre paraqitjeve që numërojnë tashmë 3 gola dhe 2 asiste, drejtuesit po konsiderojnë seriozisht rinovimin e kontratës së tij, ndërkohë që trajneri Chivu beson te braziliani për të ndryshuar ecurinë e skuadrës në kompeticionet europiane. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.