Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka ndarë një reagim të ashpër lidhur me qëndrimet publike dhe transmetimet e protestës.
Në një video postim në rrjetet e tij sociale, Luca shprehet se veç disa pseudoportalesh, tanimë edhe disa media kombëtare dhe disa opinionistë po i hedhin benzinë zjarrit duke i mëshuar situatës.
Luca thekson se këto grupe po përpiqen të shfrytëzojnë turbullirën politike që ka kapluar vendin, vetëm e vetëm për para. “Lucë! O Lucë! Mos fol më burrë, çfarë ke që flet? Çfarë do që jep mendime? Nuk e sheh se çfarë po bëhet? Çfarë do zgjidhësh ti me fjalët që thua ose me qëndrimet që mban? A e sheh që të gjithë janë bërë oportunistë edhe të gjithë rrinë duke, duke i mëshuar situatës dhe duke i hedhur benzinë zjarrit.
Është shumë kollaj që të mbash këtë qëndrime, mos japësh asnjë opinion për çfarë po ndodh dhe të rrish në punën tënde dhe mos bëhesh si i mençur, por nesër pasnesër do të vijë turp nga vetja në qoftë se nuk mban një qëndrim. Kështu që unë i ftoj të gjithë vëllezërit e mi që luani oportunistin, mos ja linin në dorë këtyre mediave të fëlliqta, që tashti veç port-haleve kanë filluar edhe mediat kombëtare t'i hedhin benzinë zjarrit dhe të rinjtë të bëjnë të gjithë si shpirt i shtënum, themi ne, që t'i dhimbset kaq shumë fëmijët, kupton? Që t'i dhimbset kaq shumë rinia, kupton? Dhe kanë këto media rreth 30 vjet që shkatërrojnë rininë me telenovela, me përralla, me rena, me dashnira fallce, me rrjete sociale, duke mos i thënë realitetin dhe duke mos i thënë të vërtetën me gjithë një tufë zagarësh opinionistë që dalin nëpër media, nëpër rrjete për t'ia hedhur topin Lolit, Colit, për lekë.
Dhe tashti që i panë që ka pak turbullirë, "Hajde o burra ta turbullojmë ujë se nuk po marrim më lekë nga këta socialistët", ose nga këta që po duan me bërë shtet. Pse do hyjmë ne në Evropë? Në Evropë ne nuk mund ta bëjmë dot këtë rrumpallë, se ka ligj për mediat! Dhe këta zagarët e politikës tonë nuk janë zotë vend dot ligj për mediat, sepse duhet të bëhen të gjithë pis! Kështu që hapni veshët ju të politikës dhe bëni ligjin e mediave! Bëni ligjin që ata që kanë një badge gazetari nuk mund të kenë të drejtën të flasin çfarë të duan dhe të bëjnë pis çdo gjë. Por duhet të mbajnë përgjegjësi për çfarë kishin nga goja dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për çfarë mllefesh të fëmijëve tanë, të zemrave tona i mësojnë dhe i duan mish për top, jo për të ndihmuar rininë, por për të ndihmuar horllikun, gjepin me analiza, me opinionistë, me përralla, me zagarë televizioneve, që janë dhe televizione kombëtare”,-theksoi Luca./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

