Lajme Zone
Kastrati ngre shqetësime për sigurinë në institucione, Vela mohon qasjen e personave të paautorizuar në dokumente të klasifikuara
PolitikëTelegrafi

Kastrati ngre shqetësime për sigurinë në institucione, Vela mohon qasjen e personave të paautorizuar në dokumente të klasifikuara

Deklaratat e ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, lidhur me rastet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë, kanë nxitur reagimin e ish-shefit të Kabinetit të Presidentes, Blerim Vela, i cili ka kundërshtuar pretendimet se persona të paautorizuar kanë pasur qasje në dokumente të klasifikuara në Presidencë.

Deklaratat e ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, lidhur me rastet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë, kanë nxitur reagimin e ish-shefit të Kabinetit të Presidentes, Blerim Vela, i cili ka kundërshtuar pretendimet se persona të paautorizuar kanë pasur qasje në dokumente të klasifikuara në Presidencë.Duke folur për rastet e fundit të dyshuara të spiunazhit, Kastrati ka theksuar se të gjithë zyrtarët dhe punonjësit që shërbejnë në institucionet më të rëndësishme të shtetit, përfshirë Presidencën dhe Kryeministrinë, duhet të pajisen me certifikata të sigurisë. “Unë kam qenë vetë drejtues i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe çdo oficer, çdo punonjës që punon në Presidencë, në Kryeministri, në vendet që janë me rëndësi të veçantë të shtetit, duhet ta kenë certifikatën e sigurisë”, ka deklaruar ai.Ish-komandanti i FSK-së ka pretenduar gjithashtu se personi i dyshuar për spiunazh, i cili kishte punuar në Presidencë dhe Kryeministri, ka pasur qasje në dokumente sekrete për rreth dy vjet.“Dy vite ka punuar. Ai ka pasë qasje edhe në dokumente sekrete atje, në Presidencë. Ai ka mundur të hyjë prej zyre në zyrë dhe të ketë qasje. Ai ishte fotografuar edhe me agjentët e BIA-s”, është shprehur Kastrati.Sipas tij, mbetet e paqartë se sa informacione mund të jenë zbuluar nga një person që ka pasur qasje në institucione të tilla.“Prej dokumenteve, prej qasjes së politikës sonë, prej koncepteve e strategjisë së punës në Presidencë, çdo gjë ai ka pasur qasje”, ka deklaruar ai në emisionin “Five” në RTV Dukagjini. “Spiuni në zyrë të Presidencës”, Kastrati: Në institucione qendrore duhet të ketë certifikata të sigurisë në nivelin më të lartë Kastrati ka shkuar edhe më tej, duke thënë se, sipas informacioneve që pretendon se i ka marrë nga burime të ndryshme, persona të dyshuar për spiunazh mund të jenë të pranishëm në nivele të ndryshme institucionale.“Fatkeqësisht, sipas mendimit tim, spiun ka në të gjitha nivelet, prej nivelit politik, nivelit më të lartë shtetëror, nivelit operativ të mesëm dhe nivelit taktik”, ka thënë ai.Megjithatë, këto deklarata janë kundërshtuar nga ish-shefi i Kabinetit të Presidentes, Blerim Vela, i cili ka sqaruar se dokumentet e klasifikuara ruhen sipas procedurave të përcaktuara dhe nuk mund të aksesohen nga persona që nuk kanë autorizimin e nevojshëm. Sipas Velës, informacionet e klasifikuara të prodhuara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe institucionet e tjera ruhen në kasafortën presidenciale dhe mund të aksesohen vetëm nga presidenti dhe personeli i autorizuar.“Asnjë anëtar i Këshillit Konsultativ nuk ka as mundësi e as kompetencë për qasje në dokumente të tilla. Një ish-udhëheqës i FSK-së do të duhej t’i njihte më mirë këto rregulla para se të komentonte çështje kaq të ndjeshme dhe të ngrinte dyshime të pabazuara për kalkulime politike”, ka deklaruar Vela.🧵Informatat e klasifikuara të prodhuara nga AKI dhe institucionet tjera që i dërgohen Zyrës së Presidentit ruhen, sipas procedurave të përcaktuara, në kasafortën presidenciale dhe mund të aksesohen vetëm nga Presidenti e personeli i autorizuar prej tij. Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 17, 2026