Lajme Zone
'Kasapi i Ballkanit' varroset sot pranë vajzës që vrau veten me armën e tij! Serbia shpërfill BE-në, 4 ministra dhe djali i Vuçiçit në ceremoni! Komisioni Europian: Glorifikimi i kriminelëve bie ndesh me parimet tona (FOTO+VIDEO)
PolitikëReport TV

'Kasapi i Ballkanit' varroset sot pranë vajzës që vrau veten me armën e tij! Serbia shpërfill BE-në, 4 ministra dhe djali i Vuçiçit në ceremoni! Komisioni Europian: Glorifikimi i kriminelëve bie ndesh me parimet tona (FOTO+VIDEO)

Serbia shpërfilli sërish thirrjet e Bashkimit Europian dhe dërgoi katër ministra në varrimin e Ratko Mlladiçit, arkitektit të masakrës së Srebrenicës, i cili vdiq në Hagë duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte. Në ceremoninë mortore, që u zhvillua në Kishën e Shën Apostullit Luka në lagjen Vidikovac të Beogradit, morën pjesë ministri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiç

Serbia shpërfilli sërish thirrjet e Bashkimit Europian dhe dërgoi katër ministra në varrimin e Ratko Mlladiçit, arkitektit të masakrës së Srebrenicës, i cili vdiq në Hagë duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte. Në ceremoninë mortore, që u zhvillua në Kishën e Shën Apostullit Luka në lagjen Vidikovac të Beogradit, morën pjesë ministri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiç, ministri i Drejtësisë Nenad Vujiç, ministri i Kulturës Nikola Selakoviç dhe ministri pa portofol Nenad Popoviç. Të pranishëm ishin gjithashtu lideri i Republikës Srpska, Milorad Dodik, anëtarja serbe e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviç, ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, si dhe ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos. LEXO edhe...Komisioni Europian mesazh Serbisë pas varrimit të Ratko Mlladiçit: Lavdërimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i genocidit bien ndesh me vlerat europiane Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk mori pjesë në varrim, pasi kishte njoftuar një takim me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev. Në ceremoni ishte i pranishëm djali i tij, Danilo Vuçiç, i cili bëri homazhe në kishë. Mijëra njerëz u mblodhën që në orët e para të mëngjesit para Kishës së Shën Apostullit Luka për t'i bërë homazhe Mlladiçit. Qytetarët krijuan radhë të gjata për të hyrë në kishë, ndërsa të pranishmit vijuan të mbërrinin gjatë gjithë paradites. Pamjet nga ceremonia të siguruara nga Shqiptarja.com tregojnë se arkivoli ngjyrë kafe ishte vendosur mbi një tavolinë druri dhe ishte mbuluar me një pëlhurë të bardhë me dantellë. Mbi të ishin vendosur shpata dhe kapelja ushtarake e Mlladiçit. Në krah të arkivolit ndodheshin një fotografi e tij dhe një kuti e kuqe ku ishin rreshtuar medaljet ushtarake, ndërsa gjashtë ushtarë qëndronin roje. Mes të pranishmëve kishte edhe persona të veshur me bluza të stampuara me portretin e Mlladiçit. Të parët që bënë homazhe ishin djali i tij, Darko Mlladiç, familjarët dhe ish-bashkëluftëtarët. Mes personave që prisnin në radhë për të hyrë në kishë u pa edhe Aleksandar Vulin, anëtar i Senatit të Republikës Srpska. Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, mbërriti në kishë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe avokati serb Goran Petronijeviç. Pas homazheve, ai u shprehu ngushëllime familjarëve të Mlladiçit. Më herët, Federata Ruse kishte kërkuar në disa raste, përmes institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare, lirimin e parakohshëm të Mlladiçit nga burgu në Hagë për t'u trajtuar në Serbi. Pas ceremonisë, kortezhi u nis drejt varrezave të Topçiderit, ku Mlladiçi do të varroset pranë vajzës së tij, Ana, e cila vrau veten. Sipas organizatorëve të ceremonisë, në varreza do ta shoqërojë një njësi nderi dhe janë parashikuar të shtëna ceremoniale, si edhe fjalime lamtumire. Rrugët përreth kishës janë mbyllur për qarkullimin, ndërsa në zonë janë vendosur forca të shumta policie dhe masa të shtuara sigurie. Pranë kishës janë vendosur gjithashtu ekrane të mëdha dhe tualete publike për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve. Bashkimi Europian kishte bërë më herët të qartë se glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me parimet e BE-së. Ratko Mlladiçi u dënua në vitin 2017 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1992-1995. Ai vdiq më 27 gusht, në moshën 84-vjeçare, në spitalin e burgut në Hagë. Share Ora 13:30 Komisioni Europian mesazh Serbisë pas varrimit të Ratko Mlladiçit: Lavdërimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i genocidit bien ndesh me vlerat europiane Komisioni Europian i kujtoi sot Serbisë se glorifikimi i kriminelwve tw luftws bie ndesh me vlerat themelore të BE-sëTeksa në Beograd u zhvillua ceremonia mortore e Ratko Mlladiçit, ku morën pjesë katër ministra të qeverisë serbe, djali i presidentit Aleksandër Vuçiç, Danilo Vuçiç, si edhe zyrtarë të tjerë nga Serbia dhe Republika Srpska. zëdhënësi i Komisionit Europian, Kristian Vigand, shkruajti në rrjete sociale se lavdërimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi nuk kanë vend as në Bashkimin Europian, as në vendet kandidate për anëtarësim."Mlladiçi ishte një kriminel lufte i dënuar për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e dënoi me burgim të përjetshëm në vitin 2017, duke i cilësuar krimet e tij si ndër më të tmerrshmet që njeh njerëzimi", thuhet në deklaratë.Vigand shtoi se luftërat në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve 1990 përbëjnë një nga periudhat më të errëta të historisë së afërt të Europës dhe nënvizoi se pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në rajon.EU/EEAS Spokesperson Statement on the death of Ratko Mladić:”Any glorification of war criminals, genocide denial and revisionism contradict the most fundamental European values and have no place in the EU or in EU candidate countries. Reconciliation and good neighbourly…— A von Beckerath (@vBeckerath) September 7, 2026 Share Ora 12:49 Vuçiçi mungon në varrimin e Ratko Mlladiçit, në ceremoni shfaqet djali i tij Danilo mes ministrave, Dodikut dhe ambasadorit rus Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk mori pjesë në varrimin e Ratko Mlladiçit, por në ceremoninë mortore dërgoi djalin i tij, Danilo Vuçiç.Mediat serbe raportojnë se Danilo Vuçiç bëri homazhe në Kishën e Shën Apostullit Luka në Beograd, ku ishte vendosur arkivoli i Mlladiçit/Në ceremoni morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiç, ministri i Drejtësisë Nenad Vujiç, ministri i Kulturës Nikola Selakoviç dhe ministri pa portofol Nenad Popoviç. Të pranishëm ishin gjithashtu lideri i Republikës Srpska, Milorad Dodik, anëtarja serbe e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviç, ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, si dhe ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos.Vuçiç kishte njoftuar më herët se nuk do të ishte i pranishëm në varrim, pasi në të njëjtën kohë kishte një takim të planifikuar me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev. Share Ora 12:36 Rusia i bën homazhe Ratko Mlladiçit, Ambasadori rus në Beograd përkulet para arkivolit të arkitektit të masakrës së Srebrenicës (VIDEO) Edhe Rusia ka dërguar përfaqësuesin e saj në ceremoninë mortore të kriminelit të luftës Ratko MlladiçAmbasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, mbërriti në kishë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe avokati serb Goran Petronijeviç. Pas homazheve, ai u shprehu ngushëllime familjarëve të Mlladiçit.Më herët, Federata Ruse kishte kërkuar në disa raste, përmes institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare, lirimin e parakohshëm të Mlladiçit nga burgu në Hagë për t'u trajtuar në Serbi. Share Ora 11:50 Serbia injoron kritikat e BE-së, 4 ministra dhe Milorad Dodik marrin pjesë në varrimin e Ratko Mlladiçit Ceremonia mortore e Ratko Mlladiçit në Beograd po zhvillohet në prani të disa zyrtarëve të lartë nga Serbia dhe Republika Srpska, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian për të shmangur nderimet ndaj ish-komandantit të dënuar për gjenocid.Sipas mediave serbe, në ceremoni morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiç, ministri i Drejtësisë Nenad Vujiç, ministri i Kulturës Nikola Selakoviç dhe ministri pa portofol Nenad Popoviç.Në ceremoni është i pranishëm edhe lideri i koalicionit qeverisës në Republikën Srpska, Milorad Dodik, si dhe anëtarja serbe e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviç. Share U.D/ReportTv.al Danilo Vuçiç Darko Mlladiç serbi beograd Ratko Mlladiç homazhet per ratko mlladic Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 82.5% Magjistratëve 12.3% Nuk e di 5.2% Vota total: 480 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?