Bankat bëjnë reklama të mëdha, publicitet, ledwall-e, reklama televizive, radiofonike, nëpër portale, për ofertat spektakolare që këto bëjnë në lidhje me kreditë për shtëpi.
Kjo është një nga pikat më të rëndësishme për publikun, sepse ka të bëjë me strehimin, me rritjen e familjes, shoqërisë, dhe familjet e reja. Bankat reklamojnë sikur japin oferta spektakolare, me interesa fikse, me interesa të ulëta të kredive për shtëpi por në fakt tjerër reklama dhe tjetër realiteti. Si zakonisht, “dardha e ka bishtin mbrapa”.
Ka disa banka që janë serioze në ofertën e tyre publike, për të mos i futur të gjitha në një thes, s'po i përmendim emrat për të mos ju bërë reklamë dhe për të mos u dukur diversion.
Rasti "OTP"
Një nga rastet ka ardhur si denoncim në CNA dhe ne jo pa qëllim shkuam dhe e morëm informacionin deri në bankë. Rasti është OTP Bank, e cila duket se ka dalë me një ofertë spektakolare. Kredi për shtëpi, thotë, me interes fiks 4% gjithë kohës.
Kur shkon tek zyrat e bankës për të negociuar, për të paraqitur dokumentat, për të bërë përllogaritjet, këtu fillonte avazi.
Banka thoshte: Ne japim kredi për shtëpi me 4% në rast se është shtëpia jote e parë.
Një emigrant që ka blerë shtëpi në Greqi, që ka blerë shtëpi në Itali, në Gjermani apo tjetërkund, aplikon për kredi. Dhe çfarë i thotë banka OTP? "Ti nuk e ke shtëpi të parë, ti e ke shtëpi të dytë”. Megjithëse ai është emigrant në Greqi apo Itali dhe shtëpia e parë e tij në Shqipëri është ajo që do të marrë me kredi nga kjo bankë, nuk ka një shtëpi tjetër në Shqipëri. E vetmja është ajo që do të blejë me këtë kredi që do të marrë nga OTP-ja.Por OTP-ja i thotë: Jo, ajo që ke andej është e para, kjo këtu quhet e dytë. Mirë kjo pjesë, pra ja përjashtojnë njëherë 4%-in e interesit. Ka një ofertë tjetër, që pastaj ta marrësh me 4.3%, pra rritet me 0.3%, përllogaritin dhe kreditë e të ardhurat që ti ke jashtë. Këtu fillon avazi i dytë.
Pa vënë mendjen në funksion, gjoja sipas udhëzimeve të Bankës së Shqipërisë, fillojnë përjashtimet. Ti mundet të marrësh kredi, por jo më shumë se 30% të të ardhurave që ke jashtë. Të ardhurat janë bankare, nga puna në biznes apo në një institucion privat.
Çfarë ndodh? Një familje që merr në emigracion rreth 4 në 5 000 euro në muaj, banka i thotë: Ti nuk merr dot më shumë se 1.500 euro kredi, dhe duke qenë se ke marrë një kredi atje jashtë dhe i paguan 1.000 euro në muaj, ti mund të paguash këtu vetëm 500 euro këst, kështu që kredia ty nuk të miratohet.
Kjo është një tjetër skemë e bankës dhe kryesisht ndoshta tek rasti konkret që ne verifikuam tek OTP-ja, që ishte me një ofertë spektakolare me kredi për shtëpi. Çfarë ndodh? Pa e vënë mendjen fare në funksion, pa e lodhur trurin, llogarisin 30%-shin e totalit të të ardhurave, si shpenzim që ti mund të kesh për kreditë. Por çfarë ndodh? Një familje e re, e cila i ka të ardhurat 200 mijë lekë apo 2 mijë euro në muaj, mund të marrë kredi deri në 700 euro në muaj, apo ekuivalenten në lekë, deri në 30% të vlerës të të ardhurave, pjesa tjetër llogaritet për të jetuar, pra i mjafton 1.300 euro apo 130 mijë lekë të reja në muaj për të jetuar. Kurse një familje tjetër që ka të ardhura në emigracion 4.000- 5.000 euro të ardhurat në muaj, duhet të jetojë me 3.500.
Nuk merret askush në bankë të përllogarisë sa është minimumi jetik, sa janë shpenzimet e dritave apo ujit, sa lekë në muaj duhen të jetosh.
Dhe një emigranti që ka ardhur për të blerë një shtëpi i thonë: Të ardhurat e tua janë 5 000 euro, për të jetuar, sipas standardit të BE-së në Greqi apo Itali, duhen 1 000 euro. Dhe të ardhurat e tua justifikojnë minimumin, një kredi që ti ke dhe kapacitetet kredipaguese që ti mund të kesh. Një njeri me rreth 4 500 – 5 000 euro, mund të marrë kredi deri në 1 500 euro. Në rast se ka një kredi 1 000 euro jashtë, në Shqipëri mund të marrë vetëm 500 euro. Dhe i duhet të jetojë me 3 .500 euro.
Ndërsa dy shtetas shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, që marrin nga 1.000 euro, në total 2.000, duhet të të jetojnë me 1.300 euro. Një familje me dy vetë, mund të jetojë me tre herë më pak shpenzime mujore dhe mund të marrë të njëjtën vlerë kredie, si ai që ka trefishin e të ardhurave, por ka marrë një kredi jashtë për një investim apo biznes ose për të blerë një pasuri të paluajtshme.
Pra të gjitha lëvizjet, për të mos vënë mendjen në lëvizje, për të llogaritur minimumin jetik, apo lëvizjet duke thënë “këto s'janë shtëpi të para dhe s'janë të dyta”, si në rastin konkret që ne po trajtojmë nga OTP bank, janë thjesht dhe vetëm lëvizje për të mos dhënë kredi, por për ta kufizuar numrin e atyre kredive që jepen për shtëpi të parë.
Dhe me sa duket, reklama është grepi. E gjithë skema është e qartë. Lojëra me reklama për të hedhur grepin, për të kapur peshkun dhe pastaj për t'i kanalizuar sipas qejfit.
Ky është rasti që Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë në mënyrë urgjente, për të verifikuar, për të kontrolluar deri në detaje, jo vetëm ofertat që bëjnë bankat, por dhe sa kredi japin.
Ato mund të bëjnë publicitet të madh dhe duke treguar se ne jemi më të fuqishmit në treg për kreditë e shtëpisë. Por në rastin konkret duket që ajo është thjesht dhe vetëm karremi që të hanë qytetarët.
Ndaj dhe Banka e Shqipërisë duhet të kontrollojë dhe të qëndrojë përballë abuzimeve që bëhen nga bankat në formë marketingu, por që kanë kosto për qytetarët, të cilët gënjehen dhe pastaj shkojnë dhe kthehen duarbosh apo iu nxirren justifikime.
Qëllimi ndoshta është japim nja 4 apo 5 kredi në vit sipas reklamës dhe quhet sikur i kemi dhënë, e kemi bërë punën, pra e kemi plotësuar, ndërkohë që kërkesat mund të kenë qenë me qindra apo mijëra në një bankë të nivelit të dytë, megjithëse është private, kuptohet, nuk i miraton se nxjerr kleçkat e saj.
Gjithçka kthehet në tallje, duke ju thënë ti duhet të jetosh me 3.500 apo 4.000 euro në muaj, kurse kkëta dy të tjerët mund të jetojnë me 1.300 euro, kredi i pari mund të marrë deri 500 euro i dyti shkon edhe 700 euro këst pagese në muaj. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

