Lajme Zone
Kapet në Vlorë 64-vjeçari i kërkuar nga Interpol Roma, i dënuar me 4 vite burg në Itali
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kapet në Vlorë 64-vjeçari i kërkuar nga Interpol Roma, i dënuar me 4 vite burg në Itali

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Strike 8”, në kuadër të të cilit është kapur dhe arrestuar një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Strike 8”, në kuadër të të cilit është kapur dhe arrestuar një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Në pranga ka rënë shtetasi Azis Balla banues në Tiranë, i cili u lokalizua në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Sipas Policisë, 64-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Peruxhias në Itali me 4 vite burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Operacioni u organizua nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit të kërkuar.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Italipoliciavlore