Lajme Zone
Kapet me kokainë të ndarë në doza, arrestohet 41-vjeçari në Fier
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kapet me kokainë të ndarë në doza, arrestohet 41-vjeçari në Fier

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Fier, pasi u kap duke poseduar kokainë, të cilën dyshohet se e mbante me qëllim shitjen. I arrestuari rezulton të jetë dënuar më parë dy herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Fier, pasi u kap duke poseduar kokainë, të cilën dyshohet se e mbante me qëllim shitjen. I arrestuari rezulton të jetë dënuar më parë dy herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia bën me dije se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Recidivisti”, të zhvilluar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Në pranga përfi shtetasi E. R., 41 vjeç, banues në Fier, i cili u ndalua nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjet në qytet. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj tij, efektivët gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza të gatshme për shitje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, automjeti me të cilin lëvizte 41-vjeçari dhe një telefon celular. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.