Lajme Zone
Kapet me armë zjarri në motor, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kapet me armë zjarri në motor, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili u kap në flagrancë në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar një armë zjarri me motomjet.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili u kap në flagrancë në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar një armë zjarri me motomjet. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”, pas administrimit të informacioneve të siguruara gjatë punës operative. Gjatë kontrollit të motomjetit me të cilin lëvizte 49-vjeçari, efektivët gjetën një pistoletë me municion, të cilën ai dyshohet se do ta trafikonte. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet edhe një jelek antiplumb. Policia bën me dije se 49-vjeçari kishte precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me municion, jeleku antiplumb, motomjeti dhe telefoni celular i të arrestuarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.