Në mënyrë të papritur, pikërisht atëherë kur pritej rikthimi i tij në ekipin përfaqësues, pas përplasjes në distancë me trajnerin Jorge Jesus, C.Ronaldo befason opinionin publik duke njoftuar tërheqjen e tij përfundimtare nga Portugalia. Me anë të një video mesazhi të bërë publik në rrjetet e tij sociale, CR7 ndau me miliona fansa të tij në të gjithë botën këtë vendim të fortë: “Ka ardhur momenti të dorëzoj fanellën me numrin 7-të. Nuk e kam ndjerë kurrë se kjo fanellë dhe ky numër ishte ekskluzivisht i imi, por prej 23 vitesh kam pasur privilegjin dhe përgjegjësinë të mbroja dhe të shëtisja në fushë në të gjithë botën. Sot ka ardhur momenti t’ia pasoj brezit të dhe gjeneratave të reja. Ky udhëtim nisi në 2023 dhe më transformoi jetën time. Kur kthej kokën pas nuk shoh vetëm ndeshjet, golat, trofetë apo rekordet, shoh njerëz, miliona tifozë të cilët edhe pse nuk i njoh personalisht kanë qenë pjesë e jetës time. Futbolli është më shumë se sport. Kam dashur gjithnjë të fitoj, të jem më i miri, të shkruaj historinë. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë. Kam përjetuar kujtime dhe net speciale që nuk do t’i harrojë kurrë”, u shpreh ndër të tjera Ronaldo në video mesazhin e tij. Në 23 vite me fanellën e Portugalisë, Ronaldo luajti në 234 dhe shënoi 146 gola. Në këtë rrugëtim, Ronaldo i dhuroi Portugalisë 2 trofe të rëndësishëm, 1 Evropian dhe një trofe në Nations League. Në këtë mënyrë, pas Lionel Messit, tërhiqet nga ekipi përfaqësues një tjetër ikonë legjendare, Cristiano Ronaldo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: portugalia ronaldo

