Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Kapen 12 kg kanabis në formë xhelatine në Tiranë, një në pranga dhe një në kërkim (EMRAT+ VIDEO)


Kapen 12 kg kanabis xhelatinë në Tiranë. Në pranga Mariglen Vata dhe u shpall në kërkim Flavio Ismalaj.

TIRANË- Kapen 12 kg kanabis xhelatinë në Tiranë. Në pranga Mariglen Vata dhe u shpall në kërkim Flavio Ismalaj. Njoftimi i plotë Sekuestrohen mbi 12 kg Cannabis në trajtë xhelatinoze që ishin përgatitur për t’u shitur në vendin tonë. LEXO EDHE:Ekzekutimi i 39-vjeçarit te Kodra e Diellit 4 vite më parë, Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për autorin (EMRAT) Identifikohet dhe shpallet në kërkim 22-vjeçari që transportonte lëndën, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në orët e para të mëngjesit. Arrestohet bashkëpunëtori i tij, i cili kontrollonte itinerarin e lëvizjes së automjetit me lëndë narkotike. 22-vjeçari i arrestuar gjithashtu mbante në banesë, sasi Kokaine. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në vijim të punës operative intensive, për një rast të transportimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Risia”, në kuadër të të cilit shpallën në kërkim shtetasin F. I., 22 vjeç, dhe arrestuan në flagrancë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin M. V., të dy banues në Paskuqan. Në orët e para të mëngjesit të datës 19.11.2026, i është bërë shenjë ndalimi automjetit që drejtonte shtetasi F. I., i cili nuk është bindur, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, ka braktisur automjetin në autostradën “Tiranë-Elbasan” dhe është larguar. Gjatë ndjekjes, shërbimet e Policisë konstatuan se lëvizjet e këtij automjeti, monitoroheshin dhe siguroheshin nga automjeti me drejtues shtetasin M. V., i cili u kap dhe u vu në pranga. Nga kontrolli në automjetin që braktisi shtetasi F. I. u gjetën 12.1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në trajtë xhelatinoze, ndërsa nga kontrolli në banesën e të arrestuarit u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë. Lëndët narkotike u sekuestruan bashkë me 2 automjetet dhe 3 celularë. Punohet për kapjen e shtetasit F. I., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të identitifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajmi në përditësim.... SI.E. / M.V M.V Shqiptarja.com TAG: Tirane Mariglen Vata Flavio Ismalaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 62.4% Jo 29% Nuk e di 8.5% Vota total: 1384 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?