Lajme Zone
Kaosi gjatë seancës plenare/ PS kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë nga Kuvendi, 60 ditë për 6 deputetë demokratë! ‘Etika’ mblidhet sot online për të vendosur
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kaosi gjatë seancës plenare/ PS kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë nga Kuvendi, 60 ditë për 6 deputetë demokratë! ‘Etika’ mblidhet sot online për të vendosur

Ditën e Sekretariati i Etikës do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë të kryedemokratit Sali Berisha nga punimet e Kuvendit, si dhe për përjashtimin me nga 60 ditë të 6 deputetëve të tjerë demokratë, Bledion Nallbatit, Blendi Himçit, Xhelal Mziut, Albana Vokshit, Ivi Kasos dhe Klodiana Çapjas. Për Berishën, socialistët argumentuan se gjatë s

Ditën e Sekretariati i Etikës do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë të kryedemokratit Sali Berisha nga punimet e Kuvendit, si dhe për përjashtimin me nga 60 ditë të 6 deputetëve të tjerë demokratë, Bledion Nallbatit, Blendi Himçit, Xhelal Mziut, Albana Vokshit, Ivi Kasos dhe Klodiana Çapjas. Për Berishën, socialistët argumentuan se gjatë seancës së djeshme plenare “përdori një fjalor jo parlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen”. LEXO edhe...E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn Për të 6 të tjerët, kërkesa e PS erdhi pasi ata ndezën flakadanë dhe hodhën sende të ndryshme drejt Këshillit të Ministrave e kreut të Kuvendit, veprime qe “u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme me mjete fryrëse”. Ndërkohë, të përjashtuar me 60 ditë janë edhe 8 deputetë të tjerë të PD, nga seanca e mëparshme, mes të cilëve kreu i grupi parlamentar PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. R.Xh/ReportTv.al Klodiana Çapja ivi kaso Albana Vokshi xhelal mziu blendi himci Bledion Nallbati PS komisioni i etikes kuvend Kuvendi 29 tetor 2026 PD sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 51% Jo 40.7% Nuk e di 8.3% Vota total: 204 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?