Kreu i PD-së Sali Berisha këtë të premte u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen opozitës në protestën në mbështetje të studentëve.
Protesta do të mbahet ditën e shtunë në orën 12:00 para Kryeministrisë.
“Në mbështetje të revoltës rinore. E shtunë, ora 12:00. Te Kryeministria”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Në daljet e tij publike kreu i PD-së Sali Berisha e ka theksuar se Partia Demokratike do të mbështesë studentët në protestën për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.
Sot shënohet dita e 18 e protestës, ku kërkohet dorëheqja e Ramës dhe largimi i qeverisë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

