Lajme Zone
Pas transferimit në burgun e Fierit, Veliaj shkarkon dy nënkryetarët e bashkisë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Pas transferimit në burgun e Fierit, Veliaj shkarkon dy nënkryetarët e bashkisë

Pas transferimit në burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiran...

Pas transferimit në burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka liruar nga detyra nënkryetarët Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.

Veliaj ka emëruar në detyrën e nënkryetares së Bashkisë Tiranës, Etleva Bishën. Ndryshimet vijnë në vijimësinë e shkarkimeve dhe emërimeve të mëparshme.

Pas heqjes se kompetencave të kryetares, Anuela Ristanit, Veliaj vijon të mbajë të lidhur pas vetes karriget e kryebashkiakut të Tiranës, për ta përdorur në favor të tij.

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit dhe sekretarit të Përgjithshëm, Eldi Hoxha, Veliaj riktheu në bashki të besuarin e tij, Alban Dokushin.

Erion Veliaj vijon çmendurinë dhe vazhdon të mbajë peng institucionin e Bashkisë së Tiranës. Një herë bllokon pagat e punonjësve, më pas shkarkon nënkryetarët e më pas emëron besnikët e tij.

Veliaj nuk lëshon kompetencat, karrigen e kryetarit të bashkisë, duke menduar se mund të menaxhojë institucionin më herët nga burgu i Durrësit, tani nga burgu i Fierit, ku është transferuar prej tri ditësh./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.