Lajme Zone
Kaosi gjatë seancës plenare/ ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën nga Kuvendi dhe me 60 ditë Nallbatin, Himçin, Mziun, Vokshin e Kason! ‘Falet’ Çapja
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kaosi gjatë seancës plenare/ ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën nga Kuvendi dhe me 60 ditë Nallbatin, Himçin, Mziun, Vokshin e Kason! ‘Falet’ Çapja

Për Sali Berishën, socialistët argumentuan se gjatë seancës së djeshme plenare “përdori një fjalor jo parlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen”.

Ditën e Sekretariati i Etikës do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë të kryedemokratit Sali Berisha nga punimet e Kuvendit, si dhe për përjashtimin me nga 60 ditë të 6 deputetëve të tjerë demokratë, Bledion Nallbatit, Blendi Himçit, Xhelal Mziut, Albana Vokshit, Ivi Kasos dhe Klodiana Çapjas. Për Berishën, socialistët argumentuan se gjatë seancës së djeshme plenare “përdori një fjalor jo parlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen”. Për të 6 të tjerët, kërkesa e PS erdhi pasi ata ndezën flakadanë dhe hodhën sende të ndryshme drejt Këshillit të Ministrave e kreut të Kuvendit, veprime qe “u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme me mjete fryrëse”. LEXO EDHE:Presidenti takim me Ballwn e Klosin për datën e zgjedhjeve lokale 2027, opozita refuzon në bllok ftesën! Blushi letër: Konsultimet në kohë protestash, të padobishme! (VIDEO) Ndërkohë, të përjashtuar me 60 ditë janë edhe 8 deputetë të tjerë të PD, nga seanca e mëparshme, mes të cilëve kreu i grupi parlamentar PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. R.Xh U.D Shqiptarja.com TAG: sali berisha PD Kuvendi 29 tetor 2026 kuvend komisioni i etikes PS Bledion Nallbati blendi himci xhelal mziu Albana Vokshi ivi kaso Klodiana Çapja Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 51.2% Jo 40.1% Nuk e di 8.7% Vota total: 242 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?