Kaos te Kryeministria Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit. Policia ka ndërhyrë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa përplasjet vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Tensionet janë rikthyer përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit janë përplasur sërish me forcat e policisë gjatë ditës së tretë të demonstratave në kryeqytet.
Grupe protestuesish kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të vendosur përpara selisë së qeverisë, ndërsa policia është përgjigjur duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Përplasjet janë përqendruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku forcat e rendit kanë vendosur kordone për të penguar afrimin e demonstruesve drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërhyrjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion kanë detyruar grupe protestuesish të tërhiqen përkohësisht, por tensionet kanë vijuar, me hedhje të tjera gurësh dhe fishekzjarrësh në drejtim të policisë.
Situata vjen pas një sërë ndërhyrjesh policore në qendër të Tiranës, ku efektivët kanë avancuar gradualisht përgjatë bulevardit, duke kufizuar lëvizjen e demonstruesve përmes kordoneve të vendosura nga të dyja anët. Gjatë këtyre ndërhyrjeve janë raportuar edhe shoqërime të shumta të protestuesve. Ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të shoqëruar dhe për masat që mund të jenë marrë ndaj tyre.
Më herët, një pjesë e turmës ishte tërhequr drejt Urës së Lanës, ndërsa policia kishte vendosur një tjetër kordon edhe në hyrje të Pedonales. Megjithatë, protestuesit janë rikthyer në zonën përpara Kryeministrisë, ku janë regjistruar përplasjet e fundit.
Dita e tretë e protestave është shoqëruar me lëvizje të vazhdueshme të demonstruesve nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërhyrje të përsëritura të policisë dhe dëmtime të pronës private.
Përveç incidenteve përpara Kryeministrisë, gjatë ditës janë regjistruar sulme ndaj disa degëve bankare dhe bizneseve në zona të ndryshme të Tiranës. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tirana kthehet në fushëbetejë, studentët sulmojnë institucionet; Rama sheh dorën e opozitës 15 Tetor 2026, 17:4717:47Aktualitet Policia "rrethon" protestuesit në bulevard, shoqërohen në komisariate shumë të rinj 15 Tetor 2026, 17:4017:40Aktualitet Protestuesit rigrupohen përpara Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë dhe gaz; shoqërohen disa persona 15 Tetor 2026, 17:2717:27Aktualitet Protestat në Tiranë, reagon Albana Koçiu: Asnjë betejë politike nuk vlen më shumë se jeta e fëmijëve tanë 15 Tetor 2026, 17:2117:21Aktualitet Protestat e ditëve të fundit, Begaj tjetër mesazh: Dhuna nuk është zgjidhje, jam i hapur për dialog 15 Tetor 2026, 17:1817:18Aktualitet Nga nëndrejtori te 5 efektivët, protesta në Durrës çon 6 policë në spital; Spahiu apel të rinjve: Dhuna nuk është zgjidhje 15 Tetor 2026, 17:1117:11Aktualitet

