Lajme Zone
Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet

Një nga reperët më të njohur në mbarë botën, Kanye West, është pritur nga kryeministri Edi Rama. Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri teksa ka shpërndarë një video në rrjete sociale gjatë takimit.

Një nga reperët më të njohur në mbarë botën, Kanye West, është pritur nga kryeministri Edi Rama. Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri teksa ka shpërndarë një video në rrjete sociale gjatë takimit. Në pamje shfaqet Rama teksa i tregon këngëtarit të njohur pak nga kultura dhe historia e Shqipërisë. Artisti amerikan ka mbërritur në Shqipëri për koncertin që do të mbahet këtë të shtunë në mbrëmje në “Eagle Stadium”, në Kashar. Për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Tiranës ka vendosur kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë-Durrës. “Eagle Stadium” është ndërtuar në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa për organizimin e eventit qeveria ka akorduar një fond prej 4 milionë eurosh. Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen