Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Kanye West elektrizon Tiranën! Mijëra të rinj mbushin ‘Eagle Stadium’! Të huajt: Tirana na pëlqeu, do vijmë sërish (VIDEO)


Këngëtari dhe producenti i njohur amerikan Kanye West, mbajti koncertin e tij në Tiranë të parë në kuadër të një turi botëror. Reperi amerikan mbërriti në kryeqytetin shqiptar prej së premtes, ndërsa pati një takim edhe me kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij. Shfaqja në “Eagle Stadium” e ngritur në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës u ndoq nga shumë të huaj, të cilët për mikrofonin e Report Tv thanë se Shqipërinë e gjetën një destinacion për ta rivizituar.

Mijëra admirues ndoqën koncertin e artistit amerikan Kanye West në një atmosferë të paharrueshme, mbrëmjen e kësaj të shtune në “Eagle Stadium” në kryeqytet. I parashikuar për në orën 20.00 eventi historik nisi një orë me vonesë, derisa të gjithë pjesëmarrësit kaluan elementët e sigurisë për të hyrë në stadium. Prej orës 17:00 dashamirës të muzikës së tij që kishin blerë bileta, u grumbulluan rreth stadiumit. Shumica prej tyre, të cilët Report Tv i intervistoi, ishin të huaj. Teksa mes emocionesh prisnin nisjen e koncertit, ata vlerësuan jo vetëm këngëtarin, si një nga më të mëdhenjtë e muzikës botërore, por u shprehen se Tirana u ka lënë mbresa dhe se do të ktheheshin ta vizitonin. LEXO EDHE:Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri “Nuk e prisja që do të më pëlqente kaq shumë. Nuk do të jetë hera e fundit që vij këtu. Me siguri do të rikthehem sërish. E dëgjoj Kanye-n që kur isha i ri, kështu që të jem këtu është si një ëndërr e madhe për mua. Jam plotësisht gati”, tha një i ri nga Greqia. "Kemi ardhur nga Tepelena për koncertin, por jetojmë në Irlandë. Më pëlqen Kanye West, presim një atmosferë të mirë nga koncerti", tha një vajzë. "Lexova për koncertin, ndaj vendosa ta shfrytëzoj mundësinë dhe arrita të siguroj disa bileta. Kështu që ja ku jam. Pres shumë gjëra, sepse ai është një nga muzikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave", tha një tjetër nga Suedia. “Jemi nga Polonia dhe kjo është hera jonë e parë në Shqipëri. Po, kemi ardhur për të parë Kanye Ëest. Kemi dy ditë që jemi këtu, por do të qëndrojmë gjithsej pesë ditë. Pres të krijoj një kujtim që do të më mbetet për gjithë jetën”, tha turisti. “Jemi nga Greqia, Shqipëria është mahnitëse. E duam Shqipërinë", tha një grup të rinjsh. Më pas momenti i shumëpritur. Një atmosferë e admirueshme në skenën e posaçme me të njëjtën strukturë që përdor gjithnjë artisti në turet botërore. “Eagle Stadium”, me kapacitet prej 60 mijë vendesh u ndërtua posaçërisht në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Për të shkuar atje u vunë në dispozicion autobusë të dedikuar. Shërbime ofruan edhe linjat e transportit publik. Të premten, reperi bëri provat gjenerale, ndërsa gjatë qëndrimit të shkurtër në Tiranë, u prit edhe nga kryeministri Edi Rama. Rama i tregoi artistit amerikan ambientet e zyrës së tij, sallën e hartave si dhe pikturat. Kreu i qeverisë bashkë me Kanye West shkrepën edhe një foto me librin e shumëdebatuar 'The Albanian Files'. Koncerti u mbajt mes polemikash, pasi për të shmangur anulimin e tij, qeveria disbursoi mbi 4 milionë euro nga buxheti. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 22:01 Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, Rama: Tirona o’ nona! Shqipëri e bukur europiane Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga ‘Eagle Stadium’ ku po mbahet koncerti gjigant nga reperi amerikan Kanye West“Shqipëri e bukur europiane! Tirona o’ nona! 80 kombësi ka rreth asaj vatre”, shkruan Rama në Facebook. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 18:59 Koncerti i Kanye West, të huajt: Një nga muzikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave! Do të vijmë sërish në Shqipëri Koncerti i Kanye West ka mbledhur qindra të rinj të huaj në kryeqyet.Për mikrofonin e Report Tv ata shprehen se Shqipëria është mahnitëse, teksa mezi presin koncertin e artistit me famë botërore.“Ne jemi të dy nga Greqia dhe kemi ardhur nga Athina. Kemi katër ditë që jemi këtu. Kemi vizituar Durrësin dhe Tiranën. Shoh se ky është një qytet që po rindërtohet, është në zhvillim. Mendoj se është një kryeqytet shumë i bukur. Nuk e prisja që do të më pëlqente kaq shumë. Nuk do të jetë hera e fundit që vij këtu. Me siguri do të rikthehem sërish. E dëgjoj Kanye-n që kur isha i ri, kështu që të jem këtu është si një ëndërr e madhe për mua. Jam plotësisht gati”, tha një i huaj."Lexova për koncertin, ndaj vendosa ta shfrytëzoj mundësinë dhe arrita të siguroj disa bileta. Kështu që ja ku jam. Pres shumë gjëra, sepse ai është një nga muzikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave", tha një tjetër. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 18:28 Rama pret në Kryeministri këngëtarin Kanye West! Shkrepin foto me librin 'The Albanian Files' Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin e njohur amerikan, Kanye West, i cili do të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga takimi me Kanye West, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja.Shefi i Qeverisë i ka treguar reperit amerikan ambientet e brendshme të Kryeministrisë dhe pikturat që ndodhen atje. Nga pamjet duket se Rama i ka dhuruar West librin 'The Albanian Files', i redaktuar nga Anneke Abhelakh. Libri përmban nga një kapitull për secilën nga 60 studiot ndërkombëtare të arkitekturës që po punojnë në Shqipëri.Disa ditë më parë, një grup protestuesish dorëzuan në SPAK librin “The Albanian Files”, pasi sipas tyre, libri është përmbledhje e krimeve të kryera nga kryeministri Rama. Së shpejti, për të do të ketë edhe kallëzim penal, bëri me dije grupi organizator. Më herët shefi i qeverisë, ka thënë se libri nuk është botim i kontrolluar prej tij, por projekt editorial i pavarur.Rama e ka shoqëruar postimin në rrjetet sociale më këngë të Kanye West, si dhe me 5 yje sipër videos, duke ironizuar kështu sulmet online të kryera nga disa prej organizatorëve të protestave në Tiranë, kundër bizneseve, për uljen e vlerësimeve të tyre. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 18:22 Fansat në pritje të Kanye West, 'pushtojnë' rrugën dytësore Tiranë-Durrës! Pamje me dron ora 18:00 Report Tv ka sjellë pamje me dron ku qindra fansa shqiptarë e të huaj kanë 'pushtuar' rrugën dytësore Tiranë-Durrës në prag të koncertit të Kanye West. "Eagle Stadium" ku do të zhvillohet konocerti është ngritur në një sipërfaqe 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: koncerti i Kanye West Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78% Jo! 18.9% Disi! 3.1% Vota total: 2825 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?