Lajme Zone
Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe qëlloi në ajër, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër me precedentë penalë
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe qëlloi në ajër, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër me precedentë penalë

Një 40-vjeçar në Libohovë është vënë në pranga mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar në ajër.

Një 40-vjeçar në Libohovë është vënë në pranga mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar në ajër. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë T. B., 40 vjeç, me precedentë penalë, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur bashkëshorten e tij se do ta vriste dhe më pas është larguar me automjet, duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Ndërkohë, pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociatash me Policinë, është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij. Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar një armë zjarri automatike, me fishekë në folenë e fishekut, si dhe krehërin me municionin përkatës. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.