Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kanosi me armë një person për t’i marrë borxhin/ Pranga 20-vjeçarit në Tiranë, procedohet penalisht i ati


Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për t’i marrë borxhin, arrestohet 20-vjeçari Daniel Damzi. Policia procedon penalisht, gjithashtu për kanosje, babai i tij.

Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për t’i marrë borxhin, arrestohet 20-vjeçari Daniel Damzi. Policia procedon penalisht, gjithashtu për kanosje, babai i tij.

Sekuestrohen pistoleta me të cilën dyshohet se u krye kanosja, municion luftarak dhe sasi Kokaine.

20-vjeçari Daniel Damzi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, 31-vjeçarin, për t’i marrë 600 000 lekë që pretendon se ky i fundit ia ka borxh. Nga kontrolli në banesën e shtetasit të arrestuar, u gjetën armë zjarri (pistoletë) me municion dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policiaTiranë