Një 64-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi kanosi gjatë ushtrimit të detyrës një grup xhirimi. Sipas informacioneve policore, në pranga është vënë S. I., i cili kryente punime pa leje te burimi i ujit, ku grupi i xhirimit do të realizonte kronikën.
Pak minuta pas kallëzimit të 3 shtetasve, me detyra përkatëse gazetar, operator dhe drejtues automjeti, 64-vjeçari u kap në zonën malore të fshatit Zbarqë.
Gjatë kontrollit të banesës së 64-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu pa leje, municion dhe një armë e ftohtë (shufër metalike).
Njoftimi i policisë: Tiranë
Kanosi gjatë ushtrimit të detyrës, një grup xhirimi, kapet në një terren të thepisur, pak minuta pas kallëzimit të 3 shtetasve, dhe vihet në pranga 64-vjeçari.
I arrestuari kryente punime pa leje te burimi i ujit, ku grupi i xhirimit do të realizonte kronikën.
Pardje, Policia e Tiranës inicioi procedim penal për shtetasin që kishte punësuar 64-vjeçarin, për shpërdorim të tokës, ndërtim të paligjshëm dhe shkatërrim të rrjetit të ujitjes.
Pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të 3 shtetasve, me detyra përkatëse gazetar, operator dhe drejtues automjeti, në televizionin Ora News, se gjatë realizimit të një kronike mbi problematikat me një burim uji (pus) në fshatin Zbarqë, Tiranë, ishin kanosur për jetën, nga një shtetas që kryente punime te ky burim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan autorin e dyshuar të rastit, shtetasin S. I., 64 vjeç.
64-vjeçari u kap pak minuta pas kallëzimit të grupit të xhirimit, në zonën malore të fshatit Zbarqë.
Gjatë kontrollit të banesës së 64-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu pa leje, municion dhe një armë e ftohtë( shufër metalike). /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

