Vetëm gjatë vitit 2025 janë zbuluar 829 raste të reja në me kancer gjiri, kryesisht te gratë mbi 50 vjeç. “Rastet e reja për vitin 2025 në Shqipëri përllogariten në 829 raste të reja te femrat. Rritja për diagnostikimin nga kanceri vihet re më shumë te grupmosha mbi 50 vjeç, ndërsa në përgjithësi kemi një rritje me rreth 2.2% mesatarisht në vit. Ndërkohë, te grupmoshat më të reja, nën 50 vjeç, vihet re një ulje me rreth 0.9%.”, thotë Ediona Kola, specialiste e ISHP. LEXO edhe...Balla dhe Spahiu vizitojnë Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë: Mosha e tretë ka nevojë për përkujdesje dhe dashuri! Në nivel rajonal, rritja me raste të reja, është më e lartë në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Fier, ndërsa më pak në qarkun e Dibrës. “Rritja e incidencës është e lidhur me disa faktorë, siç është moshimi i popullatës, ndryshimi i stilit të jetesës, por gjithashtu edhe rritja e ndërgjegjësimit ndikon në rritjen e incidencës, si dhe përmirësimi i programeve të depistimit dhe mënyrave të diagnostikimit.” shprehet Ediona Kola, specialiste e ISHP. Me gjithë rastet në shtim, në vitet e fundit është shënuar ulje e vdekshmërisë. “Në Shqipëri, pas një periudhe stanjacioni, jemi në disa vite që kemi ulje të vdekshmërisë. Po ta krahasojmë me vitin 2021, niveli i vdekshmërisë është standardizuar. Ka një ulje nga 18 për 100 mijë gra në 16 për 100 mijë gra. Dhe për vitin e kaluar llogariten rreth 214 vdekje.”, thotë Kola Specialistet bëjnë thirrje për kontrolle te vazhdueshme, pasi kanceri i gjirit i ka të larta shanset e kurimit nëse diagnostikohet në kohë. Këtë tetor në të gjithë vendin do të jenë në shërbim të grave mbi 40 vjec, dy mamografi lëvizëse. Ndërkohë vitin e kaluar, u zbuluan edhe 19 meshkuj të prekur nga kanceri i gjirit. G.M./ReportTv.al Tirane ediona kola tetori roze kanceri i gjirit Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.8% Jo 24.9% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2708 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

