Lajme Zone
Kamëz/ Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë, vetëm dëme materiale
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Kamëz/ Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bathore, në Kamëz.

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bathore, në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05, në lagjen nr. 1, ku lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së 55-vjeçarit Xhelal Kurti.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale në murin rrethues të banesës, si dhe në një automjet të parkuar pranë hyrjes së saj, në pronësi të djalit të të zotit të banesës. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e dyshuar./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Kamëz