Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kam zemrën dhe gjakun shqiptar”/ Qytetarja nga Italia në protestë: Detyrohemi të emigrojmë, dua që fëmijët e mi të rriten këtu


Një qytetare shqiptare, e cila jeton në Itali, ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës, duke thënë se kërkesat e saj lidhen me të ardhmen e shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre.

Një qytetare shqiptare, e cila jeton në Itali, ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës, duke thënë se kërkesat e saj lidhen me të ardhmen e shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre. Ajo deklaroi se, pavarësisht se ka lindur në Itali, e ndjen veten shqiptare dhe dëshiron që fëmijët e saj të kenë mundësi të jetojnë dhe të flasin shqip në vendin e tyre. “Protestojmë për shqiptarët dhe për ne që jemi detyruar të emigrojmë. Unë kam lindur në Itali, por kam zemrën dhe gjakun shqiptar. Pse të mos jetojmë këtu dhe fëmijët e mi të mos flasin shqip?”, u shpreh ajo. Qytetarja tha se ajo dhe persona të tjerë kanë ardhur nga Italia posaçërisht për të marrë pjesë në protestë.

“Kemi ardhur nga Italia vetëm për protestë. Këtu nuk ka siguri, spitale, polici, asgjë”, deklaroi ajo. Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si trajtohen protestuesit, duke kundërshtuar dhunën ndaj qytetarëve që dalin në shesh për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Pse i dhunojnë sepse protestojnë?”, pyeti qytetarja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb