Lajme Zone
‘Kam qenë rebel, por jo i bullizuar’, Rama: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Kam qenë rebel, por jo i bullizuar’, Rama: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në podcastin ‘Flasim’, u pyet për fëmijërinë dhe disa aludime që thonë kundërshtarët politikë se ai ka qenë i bullizuar. Rama tha se nuk ka qenë kurrë i bullizuar, ndërsa tregon dy episodet kur në jetë ai është dhunuar. LEXO edhe...‘Besimi i tepërt kthehet në kosto’, Rama në ‘Flasim’: Kam njohur një njeri që vuante thellë nga dyshimi “Kam qenë rebel, thye

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në podcastin ‘Flasim’, u pyet për fëmijërinë dhe disa aludime që thonë kundërshtarët politikë se ai ka qenë i bullizuar. Rama tha se nuk ka qenë kurrë i bullizuar, ndërsa tregon dy episodet kur në jetë ai është dhunuar. LEXO edhe...‘Besimi i tepërt kthehet në kosto’, Rama në ‘Flasim’: Kam njohur një njeri që vuante thellë nga dyshimi “Kam qenë rebel, thyeja thuajse çdo kufi, por i bullizuar asnjëherë. Kam në jetën time dy rrahje, ku nuk kam rrahur ,por më kanë rrahur. Njëra në dyshen e pallatit të sportit Partizani pas ndeshjes me Apolloninë. Ishte një ndeshje e tensionuar dhe duke qenë se unë dhe si lojtar isha nganjëherë dhe provokator, provokimet dhe kundërprovokimet dhe tensionin në fushë e pagova me një rrethim nga ca çuna që me shpejtësi pabesisht dhe mora disa goditje dhe mbeta përtokë në dysheme. Tjetra është rrahja që dihet botërisht e janarit ‘97 kur më bënë pritë te rruga që futej për të hyrja e shtëpisë dhe më lanë duke menduar se isha i asaj bote. Ky ishte dhe opinioni i mjekut këtu dhe atij në Francë, dhe thënë që më kishte shpëtuar lartësia, sepse goditjet gjithsesi janë disi më pak efektive kur je më lart sesa ai që të agreson. Edhe sporti, fiziku im”, rrëfeu Rama. Në lidhje me deklaratat e bëra nga Sali Berisha se kur është dhunuar në ’97 ka qenë me një burrë, Rama tha: “Riprodhohen nga një gojë e shthurur që nuk dua të merrem, merrem vetëm kur ma imponon fushata, tani është përtej çdo kufiri moshor që mund të thuash neglizhohet dhe është kaq e qartë saqë jo vetëm që s’ka pasur lidhje me krim pasioni dhe s’kam qenë me një burrë, por kam qenë me një vajzë që bashkëjetoja dhe me një shok që jetonte në apartamentin tonë sepse ishte nga Shkodra. Njëri nga ata janë plotësisht të njohur për mua, njëri është penduar, tani ka ndërruar jetë, tjetri nuk e ka pranuar dhe as e kam pyetur, por është penduar në një mënyrë tjetër duke treguar miqësi…”, shtoi ai më tej në lidhje me personat që e kanë dhunuar. Ora 19:10 ‘Besimi i tepërt kthehet në kosto’, Rama në ‘Flasim’: Kam njohur një njeri që vuante thellë nga dyshimi Kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” ka folur për jetën e tij në politikë dhe dilemën për besimin e kontrollin. Besimi ndaj të tjerëve i është ngulitur që në fëmijëri nga gjyshja, por më vonë, një bashkëudhëtar, i mësoi nevojën e kontrollit për të shmangur kostot që sjell besimi i tepruar.Edi Rama: Për fat të mirë nga disa drejtime dhe për fat të keq unë e kam dobësinë time, unë nuk jam një njeri që nxitem ta kontrolloj. Kam punuar me tre drejtorë të shërbimit sekret shqiptar. Unë besoj shumë tek njerëzit, jam rritur me frymën që ma ka injektuar fillimisht gjyshja ime. Ishte njeriu që kisha shumë afër që i vogël, ajo ishte një katolike, praktikantet dhe në atë kohë kur feja ishte e ndaluar. Unë te besimi e kam shumë të theksuar, te kontrolli e kam përgjithësisht dobësi. Kam njohur njerëz shumë dyshues, kam pasur në mënyrë të veçantë një, bashkudhëtar për një kohë të caktuar rruge, ishte njeri dhe është, por tashmë jo bashkudhëtar. Nuk ka rëndësi emri, vuante thellë nga dyshimi. Gjithmonë kam besuar se të dyshosh tek të tjerët dhe të jetosh me dyshime ka një kosto të madhe. Por nganjëherë them që duhet, sidomos në pozicione që ke përgjegjësi besimi i tepërt kthehet në një kosto që mund ta paguajnë edhe të tjerët. Share P.J/ReportTv.al edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 6.1% Vota total: 5018 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?