Lajme Zone
“Kam porosi nga pronari”, mashtruesi i merr 300 mijë lekë kamarierit të lokalit
EkonomiJOQ Albania

“Kam porosi nga pronari”, mashtruesi i merr 300 mijë lekë kamarierit të lokalit

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga pronari i një lokali në zonën e Muhamet Gjolleshës, i cili paralajmëron bizneset e tjera për një person që, sipas tij, përdor një skemë mashtrimi.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 15:10, kur një person është futur në lokal dhe i ka thënë kamarierit se kishte ardhur për të marrë një porosi, duke pretenduar se e kishte bërë pronari i biznesit.

Sipas denoncuesit, personi ka kërkuar 3 mijë lekë të reja, duke pretenduar se kjo shumë ishte pjesë e porosisë. Drejtuesi i lokalit thotë se nuk kishte dhënë asnjë porosi të tillë dhe e konsideron personin mashtrues.

Denoncuesi ka vendosur ta bëjë rastin publik për të paralajmëruar edhe biznese të tjera, në mënyrë që të mos bien pre e së njëjtës skemë.

Ndërkohë redaksia e JOQ Albania i bën thirrje Policisë së Tiranës të verifikojë rastin!