Lajme Zone
‘Kam parë vdekjen me sy’, gazetari Ervin Baku aksidentohet pranë banesës nga autobusi! Ende në spital
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

‘Kam parë vdekjen me sy’, gazetari Ervin Baku aksidentohet pranë banesës nga autobusi! Ende në spital

Gazetari është përplasur nga një autobus pranë shtëpisë së tij në Tiranë.

Gazetari shqiptar Ervin Baku ka pësuar një aksident automobilistik të premten në Tiranë. Baku, i cili mbulon fushën e sportit, sapo kishte dalë nga shtëpia kur është aksidentuar nga një autobus me targat e Maqedonisë së Veriut. Pas kësaj ngjarje Baku është dërguar me urgjencë në spitalin e ‘Traumës’ ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e aksidentit ai ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërsa me të mbërritur në spital i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, ndërsa aktualisht po mbahet në monitorim. LEXO edhe...Aksident në aksin Shkodër–Koplik, përplasen dy makina! 6 të plagosur, një 33-vjeçar në gjendje të rëndë (VIDEO) ‘Kam parë vdekjen me sy,’-thotë Baku në një koment të shkurtër për ‘Report TV’. Ervin Baku është gazetar i sportit shqiptar me një karrierë mbi tri dekada në median e shkruar, televizion dhe radio. Rrugëtimi i tij profesional nisi më 22 shkurt 1991, kur botoi shkrimin e parë në gazetën Sporti Popullor. Report TV i uron shërim të shpejtë kolegut Ervin Baku. Ne.k./ReportTv.al Ervin Baku aksident Trauma Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.4% Nuk e di 8.8% Vota total: 1858 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?