Gazetari shqiptar Ervin Baku ka pësuar një aksident automobilistik të premten në Tiranë. Baku, i cili mbulon fushën e sportit, sapo kishte dalë nga shtëpia kur është aksidentuar nga një autobus me targat e Maqedonisë së Veriut. Pas kësaj ngjarje Baku është dërguar me urgjencë në spitalin e ‘Traumës’ ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e aksidentit ai ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërsa me të mbërritur në spital i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, ndërsa aktualisht po mbahet në monitorim. LEXO EDHE:Aksident në aksin Shkodër–Koplik, përplasen dy makina! 6 të plagosur, një 33-vjeçar në gjendje të rëndë (VIDEO) ‘Kam parë vdekjen me sy,’-thotë Baku në një koment të shkurtër për ‘Report TV’. Ervin Baku është gazetar i sportit shqiptar me një karrierë mbi tri dekada në median e shkruar, televizion dhe radio. Rrugëtimi i tij profesional nisi më 22 shkurt 1991, kur botoi shkrimin e parë në gazetën Sporti Popullor. Report TV i uron shërim të shpejtë kolegut Ervin Baku. Ne.k. Ne.k. Shqiptarja.com TAG: Ervin Baku aksident Trauma Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 11:04
A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.4% Nuk e di 8.8% Vota total: 1858 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

