Lajme Zone
'Kalova ilegalisht kufirin francez, kjo më ndryshoi jetën', pengu i Lorik Canës: Nuk ma dhanë vizën për në Londër, kisha ftesë nga Arsene Wenger
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Kalova ilegalisht kufirin francez, kjo më ndryshoi jetën', pengu i Lorik Canës: Nuk ma dhanë vizën për në Londër, kisha ftesë nga Arsene Wenger

Lorik Cana rikthehet në fundin e mijëvjeçarit të shkuar dhe fillimin e viteve 2000, kur si një adoleshent kaloi provën dhe firmosi në Paris për PSG-në.

Në një rrëfim të gjatë për faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit, ish kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana është rikthyer te kujtimet e fillimit të karrierës në vitin 1999, fill pas luftës së Kosovës. Familja e tij, ashtu si mijëra shqiptarë të Kosovës, la vendlindjen dhe emigroi për në Zvicër. Cana tregon se pas fundit të luftës në Kosovë ata ishin përzgjedhur për t'u kthyer pasi kishin vetëm lejeqëndrimi të përkohshme. LEXO edhe...FIFA bllokon Dinamon dhe Kukësin për shkak të borxheve Në harkun e pak muajve ndodhi ajo që i ndryshoi jetën Lorikut dhe Shqipërisë i ofroi një simbol në fushën e lojës dhe jashtë saj. Ftesa nga Arsenali i Arsene Wenger, më pas refuzimi i ambasadës për udhëtimin e tij në Londër dhe mundësia e munguar për t'u vlerësuar nga 'Topçinjtë'. Më pas kalimi ilegalisht i kufirit francez dhe prova te PSG-ja, firma me klubin nga Parisi dhe siç thotë ai; 'kalimi në të zezë ende pa mbushur 17 vjeç më ndryshoi jetën'. "Ftesa e Arsenalit dhe mungesa e vizës? Në atë moment ka qenë diçka që mund të ishte momenti kyç i ëndrrës. Le të kthehemi pas në kohë, në atë realitet. Imagjino të jemi ne si mijëra familje që kanë emigruar, Kosova ka dalë nga konflikti, dëmet, humbjet e njerëzve dhe pas dhjetë viteve në Zvicër kur ke bërë gjithçka për të qenë futbollist, në atë moment të vjen një mundësi si Arsenali për një provë në Londër, nga vetë Arsene Wenger. Në ato momente, si mijëra familje edhe ne ishim refugjatë me leje qëndrimi afatshkurtër. Në momentin që mbaroi lufta, Kosova doli nga lista e vendeve 'jo të sigurta' dhe një pjesë e madhe e njerëzve u detyruan të kthehen. Pak muaj përpara ftesës, na u tha se ishim nga familjet që do të ktheheshim në Kosovë. Paçka se unë isha në Zvicër prej dhjetë vitesh, kisha shkuar atje në moshën 7 vjeç, urdhri për t'u larguar erdhi. Isha pa pasaportë dhe me statusin e emigrantit politik. Ajo ftesë erdhi dhe ishte si një ëndërr për të bërë diçka në një klub të madh. Arsenali fitonte në Angli kampionatin, kishte Thierry Henry dhe emra të mëdhenj të nivelit botëror. Unë kisha një ftesë dhe mendo do stërvitesha me ta. Kur shkuam në ambasadë për të marrë vizën, nuk ma dhanë. Mua m'u duk se gjithçka po shkatërrohej dhe prisja të rikthehesha në Kosovë. Më pas drejtuesit e Lozanës më organizuan një provë me PSG-në dhe nuk kisha leje për në Francë. Mua më hipën në makinë dhe kalova kufiri në të zezë, në Gjenevë. Isha 16 vjeç e gjysmë, më hipën në tren në Lyon dhe shkova në Paris. Më pritën atje, bëra provën dhe ishte e suksesshme. Atje mësuan se isha pa letra, donin të më mbanin, u thoja do rri, por jo pa prindërit që i kishin kthyer në Kosovë pas luftës. Kur shkova në Paris e ndjeva që shumë pak gjëra do shkonin keq. Ai kalimi i kufirit është ajo që më ndryshoi jetën", rrëfeu Cana. Loriku sot i ka mbushur 43 vjeç dhe në karrierën e tij ka luajtur për PSG-në, Marseille, Sunderland, Galatasaray, Lazio dhe Nantes. Me Kombëtaren e Shqipërisë numëron 94 paraqitje dhe një gol të shënuar, teksa për shumë ndeshje fanellën me numrin 5 e veshi duke mbajur në krah edhe shiritin e kapitenit. S.Dh/ReportTv.al psg Arsene Wenger arsenal fshf lorik cana Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61% Nuk e di 4.8% Vota total: 3165 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?