Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr në dhomën e ajrimit në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital (VIDEO)


Sherr mes disa të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në Fier. Dy prej tyre dyshohet se janë plagosur edhe me brisqe rroje dhe u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier më dhomën e ajrimit. Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se gjatë konfliktit dy të burgosur kanë mbetur të plagosur. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur edhe me brisqe rroje. Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre. LEXO edhe...Përmirësohet situata nga zjarret në vend, vetëm 2 vatra nën monitorim! Në Mallakastër u dogjën 180 ha pyje Dy të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende rrethanat e plota që çuan në nisjen e konfliktit sikurse nuk bëhen të ditur edhe emrat e dy të plagosurve apo të personave që janë përfshirë në konflikt. SI.E./E.H/ReportTv.al Fier burgu i fierit Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61% Nuk e di 4.8% Vota total: 3165 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?