Lajme Zone
Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u fut live në Facebook, autoritetet amerikane prangosin shqiptarin dhe i nxjerrin videon si provë (EMRI)
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u fut live në Facebook, autoritetet amerikane prangosin shqiptarin dhe i nxjerrin videon si provë (EMRI)

Shqiptari Romeo Bajrami kishte marrë me qira mjetin lundrues në qytetin Sarnia, në Kanada, por nuk e ktheu atë. Pas njoftimit të autoriteteve kanadeze, Garda Bregdetare dhe Patrulla Kufitare amerikane nisën kërkimet, duke e gjetur Sea-Doo-në të braktisur në brigjet e Port Huron, në Miçigan.

Shqiptari Romeo Bajrami është vënë nën akuzë nga autoritetet federale amerikane për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Sipas mediave të huaja, ai dyshohet se kaloi kufirin nga Kanadaja drejt Shteteve të Bashkuara me një motor uji të tipit Sea-Doo, të marrë me qira. LEXO edhe...VIDEO/ Fotoja me foshnjën Lamine Yamal, Messi: Një çmenduri, s'do lejoj që ai të fitojë Botërorin Nga të dhënat e dosjes, të siguruara nga mediat e huaja, 40-vjeçari dyshohet se gjatë kalimit të lumit St. Clair ka hyrë live në Facebook. Por pamjet kur ai hyri live në rrjetet sociale, u përfshinë nga autoritetet në provat e hetimit. Hetimet tregojnë se Bajrami kishte marrë me qira mjetin lundrues në qytetin Sarnia, në Kanada, por nuk e ktheu atë. Pas njoftimit të autoriteteve kanadeze, Garda Bregdetare dhe Patrulla Kufitare amerikane nisën kërkimet, duke e gjetur Sea-Doo-në të braktisur në brigjet e Port Huron, në Miçigan. Gjatë hetimeve, agjentët zbuluan edhe një video publike në Facebook, ku sipas tyre shfaqet Bajrami duke kaluar lumin me Sea-Doo. Po ashtu sipas autoriteteve, të dhënat e vendndodhjes së videos përputhen me zonën ku ai dyshohet se hyri ilegalisht në territorin amerikan. Pas gati një viti hetimesh, Bajrami u lokalizua në një burg në Boston, ku ndodhej i arrestuar për një çështje tjetër. Bajrami tashmë përballet me akuzën për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe nëse shpallet fajtor, ai rrezikon një dënim deri në gjashtë muaj burg. R.Xh/ReportTv.al Romeo Bajrami kanada SHBA motor uji Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.4% Nuk e di 3.9% Vota total: 6372 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?