Pasi u njohën me kundërshtarët tre ditë më parë në Monaco, 36 skuadrat pjesëmarrëse të sezonit të ri 2026-27 në fazën e ligës së Champions League kanë mësuar datat dhe oraret e sakta për ndeshjet përkatëse të tetë raundeve. Për të tretin vit radhazi Champions League do të garojë në fazën e ligës me formatin e ri, 36 skuadra dhe një renditje e përgjithshme. Secila nga 36 ekipet do të luajë 8 ndeshje kundër rivalëve të ndryshëm, 4 në shtëpi dhe 4 jashtë fushe. Ekipet nga i njëjti vend nuk do të përballen drejtpërdrejt me njëra-tjetrën në këtë fazë dhe çdo klub mund të përballet me një maksimum prej dy kundërshtarësh nga e njëjta shoqatë kombëtare. LEXO EDHE:Fitoi para në 'Kush do të bëhet milioner?' dhe i investoi për kurse, 24 vite më vonë trajneri drejton në Champions League Tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në 1/8-at, ndërsa ekipet nga vendi i 9 deri në të 24-tin do të luajnë në play-off për një vend në fazën me eliminim direkt. Skuadrat nga vendi i 25-të e deri në të 36-in eliminohen nga gara. Faza e ligës do të fillojë më 8 shtator, teksa raundi i parë do të zgjasë tre ditë. Më 8 shtator në program janë ndeshje si Real Madrid - Inter (21:00) në 'Bernabeu' dhe Porto - Manchester City (21:00). Të mërkurën më 9 shtator në fushë do të kemi sfida si; Barcelona - Feyenoord, Liverpool - Atl. Madrid, Napoli - Arsenal apo PSG - Slovan Bratislava. Më 10 shtator do të luhen Fenerbahce - Roma, Bayern Munich - Bodo/Glimt apo Man. United - Sabah Baku FC. Kompeticioni i Champions League do të kulmojë me finalen e madhe, e cila do të zhvillohet më 5 qershor 2027 në stadiumin ‘Metropolitano’ në Madrid. Më poshtë kalendari i plotë për të gjitha ndeshjet e fazës së ligës për secilin ekip, të ndara sipas tetë raundeve. Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë S.Dh/Shqiptarja.com TAG: uefa champions league Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 5355 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
