Kalaja e Rozafës vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara të turistëve. Gjatë muajit gusht, monumenti u vizitua nga 27 mijë e 143 persona, një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifrat u ndanë nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se interesi për trashëgiminë historike dhe kulturore shqiptare po vijon të rritet. E ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të Shkodrës, Kalaja e Rozafës ka një pozicion strategjik, nga ku shihen lumenjtë Drin, Kir dhe Buna, si edhe panorama e qytetit. Me origjinë ilire, ajo lidhet me legjendën e Rozafës dhe besës, një nga rrëfimet më të njohura të traditës shqiptare. Në hyrje të kalasë ndodhet basorelievi i Rozafës, ndërsa uji gëlqeror që rrjedh aty simbolizon, sipas gojëdhënës, qumështin e gjirit që iu la jashtë për të ushqyer foshnjën. LEXO EDHE:'Shqipëria është e bukur por...' motorristi rumun i shpëton përplasjes së rrezikshme në Theth, apel shoferëve shqiptarë: Qëndroni në korsinë tuaj (VIDEO) Forma që ka sot kalaja u mor gjatë sundimit të Balshajve në shekullin XIV, ndërsa pjesa më e madhe e mureve i përket periudhës veneciane. Edhe pushtimi osman ka lënë gjurmët e tij në këtë monument. Sot, Kalaja e Rozafës është objekti kryesor turistik i Shkodrës, ku vizitorët njihen me historinë e qytetit përmes gravurave, riprodhimeve të dokumenteve arkivore dhe veprave të artit, ndërsa shijojnë edhe pamjen e veçantë të bashkimit të tre lumenjve. Share U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: kalaja e rozafes Shkoder turiste edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.3% Vota total: 4749 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

