Lajme Zone
Ka vjedhur xhiron ditore të lokalit, ofrohet shpërblim kush gjen hajdutin me kapuç
EkonomiJOQ Albania

Ka vjedhur xhiron ditore të lokalit, ofrohet shpërblim kush gjen hajdutin me kapuç

Pronari i një lokali në zonën e Ish-Bllokut i është drejtuar redaksisë sonë për të kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi, i cili ka hyrë në ambientet e biznesit dhe ka vjedhur xhiron ditore.

Sipas pronarit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa personi është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Për identifikimin e autorit, pronari ka vënë në dispozicion pamjet filmike dhe ofron edhe një shpërblim për këdo që mund të japë informacion që ndihmon në identifikimin e tij.

Kushdo që e njeh personin në pamje ose disponon informacion të vlefshëm, ftohet të kontaktojë me redaksinë tonë.