Lajme Zone
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

300 mijë euro gjobë kushëririt/ Arrestohet 56-vjeçari në Vorë, i la plumb dhe letër kërcënuese të dera


Mesazhi ishte i qartë: 300 mijë euro, në të kundërt kërcënohej jeta e tij dhe e familjes.

Një kërcënim me jetë për të përfituar 300 mijë euro ka çuar në pranga 56-vjeçarin Ardian Muka, banues në Vorë. Gjithçka nisi pas kallëzimit të bërë nga kushëriri i tij, i cili në portën e banesës në fshatin Gërdec gjeti një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve. Mesazhi ishte i qartë: 300 mijë euro, në të kundërt kërcënohej jeta e tij dhe e familjes.

Pas denoncimit, blutë e Komisariatit të Policisë Nr. 7 në Vorë nisën hetimet për identifikimin e autorit, çka çoi në arrestimin në flagrancë të Ardian Mukës.

Sipas policisë, 56-vjeçari dyshohet se ka kanosur kushëririn e tij dhe familjarët e tij, me qëllim për t’u marrë shumën prej 300 mijë eurosh. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Gjatë kontrollit në banesën e Mukës, policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, veshjet që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet ardian mukaVorë