Lajme Zone
“Ka rënë, si kioskat e 91-it”, Ahmetaj “shpërthen” ndaj RamPS ës: e mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës kriminale
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Ka rënë, si kioskat e 91-it”, Ahmetaj “shpërthen” ndaj RamPS ës: e mbërthyer nga tentakulat kanceroze të kreut të organizatës kriminale

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuzat e tij të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e përshkruar situatën brenda Partisë Socialiste me një metaforë të ashpër.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuzat e tij të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e përshkruar situatën brenda Partisë Socialiste me një metaforë të ashpër. Në një intervistë me “Çim Peka Live”, Ahmetaj deklaroi se Rama, sipas tij, e ka humbur fuqinë politike dhe e krahasoi me një kioskë të viteve ’90 që nuk ka më çfarë të shesë. “Kreu i organizatës ka rënë, është si kioskat e ’91 që nuk ka çfarë të shesë më. Të lutem, më lër të mbaroj”, u shpreh Ahmetaj. Më tej, ai deklaroi se Rama e ka nisur karrierën në krye të qeverisë si një figurë që shihej si shpresë për mbylljen e tranzicionit shqiptar, por pretendoi se më pas është shndërruar në atë që ai e cilësoi si “qeliza alfa kancerogjene”. “Sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91 që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ia ka dalë, por do vijmë te ai moment”, tha Ahmetaj. Duke folur për përgjegjësitë e tij, ish-zëvendëskryeministri pranoi se ka përgjegjësi morale për mbështetjen që i ka dhënë Ramës dhe Partisë Socialiste në të kaluarën. “Kemi gabimet tona. Unë po, kam përgjegjësi morale. Kam punuar pa asnjë hile, që ai të fitonte, PS të fitonte bashkë me të”, deklaroi ai. Në vijim, Ahmetaj ngriti pikëpyetje mbi të ardhmen e Partisë Socialiste, duke përdorur sërish terminologji mjekësore për të përshkruar ndikimin që, sipas tij, ka Rama mbi partinë. “Ai e nis këtë rrugëtim në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Ia ka dalë që të jetë qeliza alfa kancerogjene. S’e di nëse PS do të shpëtojë nga metastazat e tij”, u shpreh Ahmetaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ahmetaj