Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Ka filluar të bëjë kurbanët e parë”/ Gazetari: Protesta e ka tmerruar Ramën dhe PS! Qeveria e zhytur në korrupsion, ai kërkon të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale


Gazetari Ermal Peçi në një intervistë në News24, analizoi takimet e kryeministrit Edi Rama me drejtues politikë si edhe me ministrat.

Gazetari Ermal Peçi në një intervistë në News24, analizoi takimet e kryeministrit Edi Rama me drejtues politikë si edhe me ministrat. Gjatë intervistës, Peçi u shpreh kritik për qeverisjen e Ramës, duke theksuar se e gjithë administrata çdo lëvizje apo emërim, lëvizej nga strukturat e PS, dhe se narrativa e Ramës nuk qëndron. Ndërsa u ndal te protesta, gazetari Peçi tha se kjo protestë e ka tmerruar kryeministrin dhe PS-në. “Kjo protestë e ka frikësuar zotin Rama. E ka tmerruar zotin Rama dhe kërkon që nëpërmjet këtij diskursi kërkon t’i thotë opinionit publik që unë po reagoj, por fajin ma kanë këto këtu poshtë. Janë 96 ditë në shesh dhe protesta e ka tmerruar PS dhe kryeministrin Rama. Rama ka filluar të bëjë kurbanët e parë politik kjo është në filozofinë politike të tij. Rama sa herë ka pasur probleme, nxjerr të tjerë njerëz fajtor. Dhe meqenëse nuk i shkonte për shtat zotit Rama, “iu pre koka” ministres së Shëndetësisë. Ministrja Sala kurban politik i Ramës. Nëse pranon të jesh ministër suksesi nuk matet me 6-7 muaj. Shqipërisë nuk i duhen feudalë, por institucione të forta ku të zbatohet ligji. Ka njerëz pranë zotit Rama që janë kampion të korrupsionit. Faji kryesor që Shqipëria është në këtë gjendje sot e ka kryeministri Rama. Ai nuk flet asnjëherë për korrupsionin e madh që ka kjo qeveri, por kërkon të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale që ka shoqëria shqiptare dhe PS. Është e panevojshme që deputetët të dalin çdo të premte, duhet të ketë institucione”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ermal peci