Lajme Zone
“Ka ardhur momenti për ndryshim”, SHBA fton kubanët të bashkëpunojnë me CIA-n, Havana ironizon Uashingtonin
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Ka ardhur momenti për ndryshim”, SHBA fton kubanët të bashkëpunojnë me CIA-n, Havana ironizon Uashingtonin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka bërë thirrje kubanëve që kërkojnë ndryshime politike në vend të bashkëpunojnë në mënyrë konfidenciale me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), në një kohë kur Uashingtoni po shton presionin ndaj qeverisë komuniste të Kubës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka bërë thirrje kubanëve që kërkojnë ndryshime politike në vend të bashkëpunojnë në mënyrë konfidenciale me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), në një kohë kur Uashingtoni po shton presionin ndaj qeverisë komuniste të Kubës. “Për ata që dëshirojnë të nxisin ndryshime pozitive në Kubë: momenti ka ardhur”, shkroi Rubio në platformën X.

Ai iu referua pakënaqësisë së qytetarëve për premtimet e pambajtura, korrupsionin dhe privilegjet e një pakice, duke i ftuar ata të shfrytëzojnë mundësinë për të realizuar ndryshimet që dëshirojnë përmes bashkëpunimit konfidencial me CIA-n.

Thirrja e zyrtarit të lartë amerikan shkaktoi reagime ironike nga autoritetet kubane. Zëvendësministri i Jashtëm i Kubës, Carlos Fernandez de Cossio, komentoi deklaratën e Rubios në platformën X, duke vënë në pikëpyetje motivet dhe mënyrën e veprimit të autoriteteve amerikane.

“Tani Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin fushata publike rekrutimi për CIA-n”, shkroi ai.

Sipas zyrtarit kuban, kjo nismë mund të jetë shenjë e dëshpërimit brenda agjencisë amerikane.

“Duhet të ketë shumë dëshpërim ose mjerim në radhët e agjencisë, nëse ajo detyrohet t’i shesë ofertat e saj si një tub pastë dhëmbësh”, deklaroi Fernandez de Cossio.

Deklaratat vijnë në një periudhë kur administrata amerikane po intensifikon presionin ndaj Kubës, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara.

Thirrja e Rubios për bashkëpunim me CIA-n dhe reagimi i ashpër i autoriteteve kubane nxjerrin në pah përplasjen e vazhdueshme politike mes dy palëve.

Për momentin, deklaratat publike nuk japin detaje mbi ndonjë operacion konkret rekrutimi, por tregojnë se përballja mes Uashingtonit dhe Havanës po zhvillohet edhe përmes mesazheve të drejtpërdrejta drejtuar qytetarëve kubanë. Top Channel