Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri ndaj një kishe në provincën Karak, në jug të Jordanisë. Sulmi i paprecedentë ka tronditur mbarë vendin. Agjencia e Sigurisë Publike bëri të ditur në një konferencë për shtyp të premten pasdite se personat e armatosur, të paidentifikuar, nuk janë kapur ende. Sipas autoriteteve, të shtënat janë një sulm terrorist kundër të krishterëve që po merrnin pjesë në një ceremoni mortore në qytetin Hmoud. LEXO edhe...Rebelët Huthi të mbështetur nga Irani avancojnë drejt ngushticës strategjike të Bab el-Mandeb-it! në Jemen! Teherani mund të mbajë nën presion edhe Detin e Kuq, nafta shkon në mbi 100 dollarë/fuçi Mbreti i Jordanisë, Abdullah, deklaroi se vendi do të reagojë me ashpërsi ndaj personave përgjegjës për këtë “akt terrorist”. “Gjaku i jordanezëve është i shenjtë dhe ne do të godasim me grusht të hekurt këdo që shkel mbi këtë vend”, shkroi mbreti në platformën X. Kryeministri i Jordanisë, Jafar Hassan, deklaroi se të gjitha institucionet shtetërore po punojnë për t’i çuar autorët para drejtësisë, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e mbretërisë, Petra. “Ajo që ndodhi në Karak ishte rezultat i një ideologjie ekstremiste terroriste, të rrënjosur te tekfiri (shpallja e të tjerëve si jobesimtarë), dhe ne nuk do të lejojmë që shoqëria të marrë këtë drejtim”, tha Hassan. Ministri i Shëndetësisë i Jordanisë, Ibrahim al-Budour, deklaroi se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike. Një dëshmitar i tha televizionit shtetëror Al-Mamlaka se njëri prej sulmuesve mbante një automatik AK-47 dhe se të shtënat zgjatën disa minuta. Një tjetër dëshmitare konfirmoi se sulmi vijoi për një kohë të gjatë. Sipas saj, personat e armatosur bërtisnin “Allahu Ekber” ndërsa qëllonin drejt oborrit të kishës, ku ndodhej shumica e njerëzve. “Ishte një masakër… Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të dilja e gjallë prej andej”, i tha ajo CNN, duke treguar se, për të mbijetuar, ishte detyruar të fshihej pas altarit së bashku me persona të tjerë që merrnin pjesë në ceremoninë mortore. “Ata sulmuan njerëz që ishin mbledhur për të vajtuar dhe për të ndarë dhimbjen”, tha ajo. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte ndonjëherë, në asnjë vend të Jordanisë.” Pamjet e kamerave të sigurisë, të shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë tre persona të armatosur duke hapur zjarr në rrugë, përpara se të drejtohen drejt kishës. Qyteti ka qenë prej shekujsh shtëpia e një komuniteti kryesisht të krishterë. Të premten, njerëzit ishin mbledhur në Kishën Ortodokse Greke të Shën Gjergjit për të vajtuar humbjen e një anëtari të komunitetit të tyre. P.J/E.H/ReportTv.al karak sulm me arme Jordani Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13220 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
