Lajme Zone
Zelensky për Starlink-un në Ukrainë: SpaceX ka kufizuar shpejtësinë e shërbimit, jam i sigurt se Musk e di këtë!
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zelensky për Starlink-un në Ukrainë: SpaceX ka kufizuar shpejtësinë e shërbimit, jam i sigurt se Musk e di këtë!

Starlink shërbimi satelitor i SpaceX ka një rëndësi të veçantë për Ukrainën, veçanërisht në kushtet e luftës ku përdoret për komunikime dhe për të siguruar lidhjen me internetin në zona ku infrastruktura tradicionale është dëmtuar ose nuk funksionon.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se kompania SpaceX ka kufizuar shpejtësinë e shërbimit satelitor Starlink duke theksuar se sistemi vijon të funksionojë por pa shpejtësinë e pakufizuar që kërkon pala ukrainase. Në deklaratat e tij, Zelensky u shpreh se shërbimi nuk është ndërprerë, por se kufizimet në shpejtësi mbeten ende në fuqi. LEXO edhe...Zelensky paralajmëron negociata të reja për paqen në nëntor, takimi Ukrainë-Rusi-SHBA në Abu Dhabi: Jemi gati për armëpushim, por duhen garanci të forta sigurie “Starlink-u funksionon, por ende ka kufizime. Çështja është që të kemi shpejtësi të pakufizuar, por ajo ende është e kufizuar”, deklaroi presidenti ukrainas. I pyetur nëse pas këtij kufizimi qëndron Elon Musk, pronari i SpaceX, Zelensky theksoi se është i sigurt që kompania e ka ngadalësuar shërbimin. Ai shtoi se beson se Musk është tashmë në dijeni të situatës. “Jam i sigurt se Elon tashmë e di këtë, edhe nëse nuk e dinte më parë”, u shpreh Zelensky. Starlink shërbimi satelitor i SpaceX ka një rëndësi të veçantë për Ukrainën, veçanërisht në kushtet e luftës ku përdoret për komunikime dhe për të siguruar lidhjen me internetin në zona ku infrastruktura tradicionale është dëmtuar ose nuk funksionon. A.C/ReportTv.al Starlink elon musk SpaceX Volodymyr Zelensky Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13272 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?