Lajme Zone
Jude humb toruan pasi kundërshtarët provokojnë Mbappen
SportJOQ Albania

Jude humb toruan pasi kundërshtarët provokojnë Mbappen

Një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve gjatë ndeshjes së djeshme mes Real Betis dhe Real Madrid.

Një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve gjatë ndeshjes së djeshme mes Real Betis dhe Real Madrid.

Pas penalltisë së humbur nga Kylian Mbappé në minutat shtesë, portieri i Betisit, Álvaro Valles, shpërtheu në festë dhe iu afrua sulmuesit francez, duke krijuar një moment tensioni mes lojtarëve.

Por Jude Bellingham nuk qëndroi indiferent.

Mesfushori anglez ndërhyri menjëherë dhe iu afrua situatës për të mbrojtur shokun e tij të skuadrës. Reagimi i Bellingham u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, me tifozët që vunë në dukje marrëdhënien dhe respektin e krijuar mes tij dhe Mbappé.

“Jude nuk e pranon që dikush të ngrejë zërin ndaj Kylian”, ishte një nga komentet që u bë viral pas përplasjes së shkurtër në fushë.

Pavarësisht zhgënjimit për penalltinë e humbur dhe humbjen 1-0 ndaj Betisit, momenti tregoi edhe një herë unitetin mes dy yjeve të Real Madrid.