Lajme Zone
“Ky djali mashtron njerëzit dhe u shet florinj të rremë, kini kujdes”
EkonomiJOQ Albania

“Ky djali mashtron njerëzit dhe u shet florinj të rremë, kini kujdes”

Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë një të ri, për të cilin pretendon se mashtron persona të ndryshëm duke iu shitur florinj që i paraqet si të vërtetë.

Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë një të ri, për të cilin pretendon se mashtron persona të ndryshëm duke iu shitur florinj që i paraqet si të vërtetë.

Në mesazhet e dërguara, qytetarja tregon se edhe ajo vetë pretendon se ka rënë pre e tij, ndërsa ngre alarmin se mund të ketë edhe viktima të tjera.

Sipas saj, i riu u afrohet personave duke krijuar fillimisht besim dhe më pas u shet bizhuteri apo sende që pretendohet se i paraqet si flori të vërtetë.

“Është një djalë që bëhet sikur shet ari të vërtetë. I mashtron njerëzit. Kjo është ai në fakt. E shet me çmim të lartë. Gjen viktima që janë vajza vetëm dhe i bën me besu. I mashtron. Gjen viktima që janë vajza vetëm, i bën me besu. I mashtron”, shprehet qytetarja.

Pretendimi i saj është se i riu shfrytëzon besimin e viktimave për t'u shitur atyre florinj, të cilët sipas denoncueses nuk rezultojnë të jenë ashtu siç paraqiten.

Qytetarja apelon që persona të tjerë të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e personave që ofrojnë florinj apo bizhuteri me origjinë të paqartë.