Lajme Zone
Kategoria e Parë/ “Ngecin” pretendentët, feston Kukësi
SportCNA

Kategoria e Parë/ “Ngecin” pretendentët, feston Kukësi

Edicioni i ri i Kategorisë së Parë ka startuar me disa rezultate befasuese. Skuadra me pretendime të mëdha për ngjitjen dhe me investime të konsiderueshme janë ndalur që në përballjet e para. Bylisi u ndal në shtëpi me barazimin 1-1 përballë Sopotit. Ballshiotët kaluan në avantazh me penalltinë e konvertuar nga Emini në minutën e 75-të. Megjithatë, Sopoti barazoi shifrat në minutën e 95-të falë re

Edicioni i ri i Kategorisë së Parë ka startuar me disa rezultate befasuese.

Skuadra me pretendime të mëdha për ngjitjen dhe me investime të konsiderueshme janë ndalur që në përballjet e para.

Bylisi u ndal në shtëpi me barazimin 1-1 përballë Sopotit. Ballshiotët kaluan në avantazh me penalltinë e konvertuar nga Emini në minutën e 75-të. Megjithatë, Sopoti barazoi shifrat në minutën e 95-të falë realizimit të Atandës.

Nga ana tjetër, përballja mes Ilirisë dhe Pogradecit u mbyll me rrjeta të paprekura në një barazim 0-0.

Përjashtimi i vetëm mes favoriteve ishte Kukësi, i cili korri një fitore të pastër 2-0 ndaj Besëlidhjes.

Verilindorët i zgjidhën llogaritë që në pjesën e parë me golat e shpejtë të Demirçanit në minutën e 2-të dhe Pjeshkës në minutën e 17-të. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.