Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Ju erdhi fundi”, mbyllen fjalimet e Kryeministria, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion


Pas mbylljes së fjalimeve te Kryeministria, ka nisur edhe marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës.

Pas mbylljes së fjalimeve te Kryeministria, ka nisur edhe marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Në protestën e 124-të qytetarët u shprehën se kërkesa për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme. Marshimi ka vijuar me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”. Kujtojmë se gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes disa sloganeve. Tubimi u zhvillua edhe në kohën kur në Shqipëri ndodhej Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Protestuesit përcollën mesazhe kritike ndaj qeverisë, duke thënë se Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian me Edi Ramën.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Kërkesat e tyre mbeten të përqendruara te ndryshimi politik, largimi i qeverisë aktuale dhe krijimi i një qeverie teknike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb