Lajme Zone
Joz Marku gjunjëzon Hitën: Më puth dhe më lë të lirë
PolitikëJOQ Albania

Joz Marku gjunjëzon Hitën: Më puth dhe më lë të lirë

Nga Ministria e së Vërtetës.

Nga Ministria e së Vërtetës.

Shpulla e Joz Markut duket se paska fuqi dhe në Policinë e Shtetit. Pasi dhunoi, poshtëroi Eduard Kuçin, mësohet se Joz Marku është arrestuar, është pyetur dhe është liruar.

Por detaji i ri i zbuluar eksluzivisht për Ministrinë e së Vërtetës, është se Marku ka kërcënuar kryepolicin Skëndër Hita me shpullën e tij të artë duke shtuar se do të gjunjëzojë shtetin nëse arrestohet.

Me argumentin se po luante një film, Marku i cili flitet që i ka futur frikën edhe Ramës dhe që po kërcënon kabinetin qeveritar për tu bërë kryepolic, është lënë i lirë. Pasi urdhëroi Hitën ta puthte, Marku e kërcënoi Policinë e Shtetit me çunat e Fushë Kuqes.

Që sot e tutje, Joz Marku mund të gjunjëzojë edhe qeverinë Rama, ashtu siç bëri me Policinë e Shtetit.